Në aksin Elbasan-Librazhd është plagosur një 65 vjeçar si pasojë e një aksidenti rrugor. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Mengël, ku 54 vjeçari me iniciale Sh.R, banues në Elbasan duke drejtuar mjetin me targa EL 8223 B ka aksidentuar shtetasin Z.N., 65 vjeç banues në Elbasan, i cili lëvizte me një kafshë pune.
I aksidentuari është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po kryen veprimet hetimore dhe procedurale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/