Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

AFATI/ Zgjidhet nesër, por ja sa kohë do të qëndrojë në detyrë Kryeprokurori i ri

17/12/2017
VIDEO/ Shokon gazetari: Kryeprokurori duhet të ketë këllqe, makina mund t’i hidhet në erë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zhbllokimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, organit kompetent që zgjedh Prokurorin e Përgjithshëm me mandat 7-vjeçar, përcakton përafërsisht edhe afatin e qëndrimit në detyrë të kryeprokurorit të përkohshëm, i cili pritet të zgjidhjet nga Parlamenti ditën e hënë, për të zëvendësuar Adriatik Llallën.

Referuar 14 afateve maksimale, brenda të cilëve organet kompetente duhet të verifikojnë dhe zgjedhin anëtarin e KLP nga shoqëria civile, prokurori i përkohshëm do të qëndrojë në detyrë jo më shumë se sa 90 ditë bën me dije “Shqiptarja.com”.

Afatet parashikohen në ligjin për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë. Brenda një hapësire kohore prej tre muajsh, Kuvendi duhet të zgjedhë anëtarin e KLP.

Finalizimi i këtij procesi çon në ngritjen e KLP, i cili do të zgjedhë një prokuror të ri përgjithshëm ose të konfirmojë prokurorin e përkohshëm që do të zgjidhjet nga Parlamenti. Bazuar në rregullat e parashikuara në ligj, KLP, pas konstituimit, i propozon Parlamentit tre kandidatë për postin e kryeprokurorit. Parlamenti duhet të zgjedhë njërin kandidat me 2/3 e votave. Në rast dështimi, kandidati me më shumë pikë konsiderohet i zgjedhur.

Afatet 

Ditën e premte, një grup pune i ngritur pranë Avokatit të Popullit, në përbërje të të cilit janë Fatbardh Zenelaj, Alket Jaupi dhe Inva Çela, kanë verifikuar dokumentacionin e aplikantëve për anëtar të KLP. Sipas tyre, kandidatët Andi Muratej, Entela Hoxhaj dhe Alfred Balla plotësojnë kriteret formale ligjore në garën për një vend vakant në KLP. Dosjet e kandidatëve i janë përcjellë Komisionit të Shoqërisë Civile pranë Avokatit të Popullit.

Brenda 10 ditëve, Komisioni i Shoqërisë Civile bën verifikimin e kandidatëve dhe ia përcjellë dosjet Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit. Nëse kandidatët e përjashtuar do të ankohen në gjykatë, ky proces mund të zgjasë edhe 12 ditë të tjera. Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit verifikon dokumentacionin brenda 10 ditëve. Nëse mundon ndonjë dokument, kandidati ka afat 5 ditë për ta plotësuar. Sekretari i Përgjithshëm i dërgon listën Komisionit të Ligjeve jo më vonë se 10 ditë. Komisioni i Ligjeve ngre brenda tre ditëve një nënkomision, për vlerësimin e mëtejshëm dhe përzgjedhjen e kandidatëve. Ky nënkomision, brenda tre ditëve i dërgon kandidatin e përzgjedhur Kuvendit.

Brenda 10 ditëve, Kuvendi miraton kandidatin me dy të tretat e të gjithë anëtarëve. Nëse nuk arrihet shumica e kërkuar, nënkomisioni miraton një listë të re, brenda 2 ditëve. Lista e re hidhet në votim nga Kuvendi brenda 7 ditëve. Në rast se Kuvendi nuk arrin shumicën prej dy të tretave edhe në votimin e dytë, nënkomisioni miraton një listë të re, brenda 2 ditëve. Kuvendi hedh në votim listën e tretë brenda 7 ditëve. Në rast se Kuvendi nuk arrin shumicën prej dy të tretave edhe në votimin e tretë, kandidatët e kësaj liste konsiderohen të zgjedhur. Ndërkaq, për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë të KLP, do të ketë një proces tjetër, i cili do të administrohet nga kryeprokurori i përkohshëm.

Afatet, 14 hapat për zgjedhjen e anëtarit të KLP

1- Grupi i punës i ngritur pranë Avokatit të Popullit verifikon brenda 10 ditëve nëse aplikantët për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë plotësojnë kriteret formale ligjore.

2- Grupi i punës i ngritur pranë Avokatit të Popullit, ka konfirmuar në datën 15.12.2017 se kandidatët Andi Muratej, Entela Hoxhaj dhe Alfred Balla plotësojnë kriteret formale për anëtarë të KLP. Dosjet e kandidatëve i janë përcjellë Komisionit të Shoqërisë Civile pranë Avokatit të Popullit.

3- Komisionit të Shoqërisë Civile bën verifikimin paraprak të kritereve, ligjore, profesionale dhe morale të kandidatëve. Ky proces duhet të kryhet brenda 10 ditëve. Komisioni ia dërgon listën e kandidatëve sipas renditjes Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit.

4- Ankimet kundër vendimit për përjashtimin e kandidatëve vetëm për shkelje të rënda procedurale bëhen në Gjykatën Administrative të Apelit jo më vonë se 5 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të kontestuar. Gjykata Administrative e Apelit vendos brenda 7 ditëve nga dita e dorëzimit të ankimit.

5- Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, jo më vonë se 10 ditë nga dita e paraqitjes së listës dhe dokumentacionit shoqërues, verifikon, në bazë të dokumentacionit të paraqitur, nëse kandidatët plotësojnë kushtet e parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji.

6- Nëse dokumentacioni i kandidatit nuk është i plotë Sekretari i Përgjithshëm i kërkon kandidatit që brenda 5 ditëve të bëjë plotësimin e dokumentacioni.

7- Sekretari i Përgjithshëm i dërgon komisionit të përhershëm përgjegjës për çështjet ligjore në Kuvend, listat, së bashku me raportin jo më vonë se 10 ditë.

8- Jo më vonë se 3 ditë nga paraqitja e listës nga Sekretari i Përgjithshëm, komisioni i përhershëm përgjegjës për çështjet ligjore në Kuvend krijon një nënkomision me 5 deputetë, prej të cilëve 3 caktohen nga radhët e shumicës parlamentare dhe 2 nga radhët e pakicës parlamentare, për vlerësimin e mëtejshëm dhe përzgjedhjen e kandidatëve.

9- Jo më vonë se 3 ditë nga krijimi i tij, kandidatin nga shoqëria civile nënkomisioni ia dërgon atë Kryetarit të Kuvendit përmes kryetarit të nënkomisionit.

10- Brenda 10 ditëve, Kuvendi miraton listën e kandidatëve me dy të tretat e të gjithë anëtarëve.

11- Nëse nuk arrihet shumica e kërkuar, nënkomisioni miraton një listë të re, brenda 2 ditëve nga votimi në seancë plenare.

12- Lista e re i paraqitet Kryetarit të Kuvendit dhe hidhet në votim në seancën më të afërt të Kuvendit, por jo më vonë se 7 ditë nga paraqitja e listës. Kuvendi e miraton me 2/3.

13- Në rast se Kuvendi nuk arrin shumicën prej dy të tretave edhe në votimin e dytë, nënkomisioni miraton një listë të re, brenda 2 ditëve nga votimi i fundit në seancë plenare.

14- Lista e re i paraqitet Kryetarit të Kuvendit dhe hidhet në votim në seancën më të afërt të Kuvendit por jo më vonë se 7 ditë nga paraqitja e listës. Kuvendi miraton listën e kandidatëve me dy të tretat e të gjithë anëtarëve. Në rast se Kuvendi nuk arrin shumicën prej dy të tretave edhe në votimin e tretë, kandidatët e kësaj liste konsiderohen të zgjedhur.

Tags: 90 diteafatet kohorekryeprokurori i rizgjidhet neser

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.