Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ristrukturimi i ministrive dhe administratës, 220 punonjës rrezikojnë vendin e punës

16/12/2017
FOTO GALERI/ Shkresat zyrtare, ja si do të shkruajë administrata nga sot e tutje
Share on FacebookShare on Whatsapp

Rreth 220 punonjës të administratës shtetërore do të humbin vendin e punës nëse nuk do të pranojnë një pozicion më të ulët. Shkak i lëvizjeve është bërë bashkimi i Ministrive në qeverinë Rama II. Drejtorja e Departamentit të Administratës Publike, Albana Koçiu, për Ora News bën me dije se tashmë ka nisur verifikimi i dosjeve të mbi 81 mijë punonjësve.
Menjëherë pas miratimit të buxhetit të shtetit dhe përcaktimit të fondeve të Ministrive, Departamenti i Administratës Publike ka nisur dhe verifikimin e dosjeve të punonjësve.
Kjo për shkak të shkrirjes së Drejtorive dhe pozicioneve të tjera.
Drejtoresha e DAP, Albana Koçiu, për Ora News nënvizon se si shkak i bashkimit të disa prej Ministrive, 220 pozicione do të shkrihen tërësisht. Por jo domosdoshmërisht punonjësit do të largohen.
“Nga ky bashkim Ministrish ne kemi një reduktim prej 220 vendesh, të cilët janë reduktuar si rezultat edhe i shkurtimit të numrit të Ministrive dhe që sigurisht për të sistemuar nëpunësit të cilët nuk kanë një vend për shkak se u suprimohet ky vend në institucionet qendrore, pra Ministritë e linjës, Departamenti është duke parë mundësitë së bashku me Ministritë për ti sistemuar në Agjencitë e varësisë, të cilat gjithashtu janë pjesë e shërbimit civil”.
Për ta Koçiu deklaron se do të ketë një tjetër propozim.
“Kanë vijuar sistemimet për nëpunës të cilët u është suprimuar vendi në agjencitë e varësisë, kanë vijuar sigurisht edhe njoftimet për ata punonjës të cilët për shkak se nuk kanë një vend të ngjashëm do të duhet ti ofrohet ose një vend në varësi më të ulët, pra pozicion më të ulët dhe në rast se nuk e pranojnë pastaj do të duhet të lirohet”.
Në rastet e dublimit të punonjësve të administratës do të bëhet përzgjedhja e atij punonjësi që ka dosjen më të plotë dhe pikë më të larta.
“Duke vlerësuar dosjen profesionale të të dy nëpunësve të cilët ‘konkurrojnë’ për të njëjtin vend pune dhe ai nëpunës që vlerësohet me më shumë pikë qëndron dhe mban vendin e punës”.
Për vitin 2018, në administratën shtetërore do të ketë 81 660 punonjës nga 81 731 të një viti më parë.

Tags: administratashkurtimet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.