“Droga, krimi dhe eksodi masiv nga Shqipëria e Ramës trembin Europën, vendi...

“Droga, krimi dhe eksodi masiv nga Shqipëria e Ramës trembin Europën, vendi po monitorohet dhe rrezikon izolimin”

113
0
Shares

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një postim në Facebook është bërë nostalgjik dhe ka kujtuar suksesin e 7 viteve më parë, kur qeveria e PD siguroi heqjen e vizave për shqiptarët, duke i bashkuar ata me Europën.

Duke marrë shkas natyrisht, nga fjala e ministrit të Brendshëm francez në Tiranë, por edhe të tjerë ndërkombëtarëve që kanë thënë se po i bllokojnë shqiptarët në kufi se kanë frikë prej numrit të lartë të azilkërkuesve dhe aktivitetit kriminal në rritje, Basha i kujton Edi Ramës se politika e tij e propagandës po i dëmton shqiptarët.

Sipas kreut të opozitës, Shqipëria rrezikon sot të mbetet një vend i izoluar në Europë, sepse kryeministri Rama e ktheu në një hambar droge dhe bazë për krimin e organizuar.

Postimi i Lulzim Bashës:

Sot është një ditë e përshtatshme për të dalluar politikën që jep rezultate dhe u shërben qytetarëve, me politikën që mbulohet me propagandë suksesesh, por në të vërtetë dëmton njerëzit.

7 vjet më parë, nën drejtimin e Partisë Demokratike, shqiptarët fituan të drejtën për të lëvizur lirisht në Europë. Heqja e vizave ishte akti me domethënës dhe ndoshta hapi më i madh i marrë deri tani i hapjes së vendit tonë, i përfitimit nga integrimi, i realizimit të aspiratës për të qënë pjesë e Europës. Heqja e vizave ishte fryt i një pune të jashtëzakonshme në vendosjen e ligjit, luftën kundër krimit, sigurimin e kufijve, pasaportat biometrike dhe i plotësimit të mbi 120 kritereve të forta teknike dhe politike.

7 vjet më pas, nën drejtimin e Edi Ramës, Shqipëria ka bërë hapa mbrapa. Vendet anëtare e kanë vendosur Shqipërinë nën monitorim dhe vendi rrezikon izolimin për shkak të fuqizimit të krimit të organizuar me bazë në Shqipëri, për shkak të eksodit masiv nga keqqeverisja e Edi Ramës.

Me Edi Ramën Shqipëria u bë sera më e madhe e drogës në Europë, sepse Shqipëria nuk ofron më siguri, por mbrojtje dhe pasurim për krimin e organizuar që trafikon lëndë narkotike e armë, dhe pushtetarët e lidhur me të. Këtë realitet e konfirmoi Europol vetëm një javë më parë.

Sot pra, është një ditë e mirë për të bërë një reflektim dhe një dallim mes politikës që shërben, dhe një qeverie të lidhur me krimin, që mendon për veten e saj dhe një grusht oligarkësh e trafikantësh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY