Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Prokuroria e Katanias ka nisur hetim për Tahirin, por s’ka lidhje me dosjen “Habilaj”

14/12/2017
FOTO/ Prokurorët mbërrijnë për kontroll në shtëpinë e Saimir Tahirit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në TV News24 ka bërë një kronologji të çështjes Tahiri si dhe ka zbuluar detaje të reja për ngjarjen.
Hoxha tha se më datë 27 tetor, Prokuroria e Katanias ka nisur një procedim individual, jo si pjesë të dosjes “Habilaj” për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Ky vendim i Prokurorisë së Katanias, që sipas gazetarit Hoxha pritet të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen, erdhi 4 ditë pasi vetë Tahiri u paraqit në këtë Prokurori për të marrë një vërtetim ku thuhej se nuk kishte një hetim apo procedim ndaj tij, shkruan BalkanWeb.
“Çështja është regjistruar në Prokurorinë shqiptare me datë 17 tetor pas lajmit nga mediat italiane se ishin arrestuar Habilajt. Më pas Prokuroria e çon materialin në Kuvend, që të autorizohej arresti për Saimir Tahirin. Me datë 23 tetor, Tahiri mori një vërtetim në Prokurorinë e Katanias ku thuhej se nuk kishte një hetim apo procedim ndaj tij. Në dijeninë time është në procedim individual të nisur më 27 tetor, dhe jo si pjesë e dosjes Habilaj, nga Prokuroria e Katanias. Tani kemi një hap zyrtar, që do ndihmojë për të hedhur dritë edhe në zhvillimet në Shqipëri. Duke qenë se Gjykata në Shqipëri u përfshi në një lojë politike, humbi paanshmërinë. Do kemi një përgjigje nga një prokurori e specializuar siç është ajo e Katanias, në lidhje me Tahirin. Nisja e procedimit penal nuk do të thotë se personi në fjalë është fajtor”, tha Hoxha.
Gazetari tha se Prokuroria e Katanias po mbledh informacione në lidhje me hetimin, por ende nuk ka një komunikim që ta ketë marrë në cilësinë e të pandehurit apo të ketë lëshuar një urdhër-arresti për Saimir Tahirin.
“Prokuroria e Katanias ka nisur të mbledhë informacion, por nuk ka një komunikim që ta ketë marrë në cilësinë e të pandehurit dhe të ketë lëshuar urdhër-arresti. Kjo është e reja në Itali. Po në ditën që është regjistruar procedimi, kanë shkuar dy prokurorë të çështjes, Hadarmataj dhe Osmani, të cilët kanë qëndruar 3 ditë në Katania, për të parë informacionet e tyre. Gjatë procesit hetimor dhe kur çështja të shkojë në gjykatë aty do shohim provat e reja”, tha Hoxha.
Artan Hoxha foli edhe për çështjen e biznesmenit Orest Sota, i cili u kap me 800 mijë euro në makinë.
“Çështja varet tek suksesi që do ketë Prokuroria për të bërë lidhjen për Orest Sotën, paratë e gjetura aty dhe Saimir Tahiri. Gjykata edhe pse ka pranuar disa kërkesa të Prokurorisë, nuk është shprehur me vendim. Gjykata shprehet qartë në vendim që për përgjimet e bëra nga autoritetet italiane, do shprehet gjykata në një moment të mëvonshëm. Pra, gjykata shqiptare nuk i ka pranuar si prova, përgjimet e bëra nga autoritetet italiane. Pasi këto përgjime te Habilajt kanë përbërë akuzën kryesore ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri. Por për shkak të nisjes së procedimeve nga Prokuroria e Katanias, besohet se do hidhet dritë mbi këtë ngjarje”, tha Hoxha.

Tags: hetimProkuroria Cataniasaimir tahiri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

06/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

05/03/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

06/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

05/03/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.