“Përgjimet italiane një minierë ari”, analisti: Flitet për elitën krim-politikë-biznes, ja biznesmeni...

“Përgjimet italiane një minierë ari”, analisti: Flitet për elitën krim-politikë-biznes, ja biznesmeni i ujit i lidhur me Habilajt

265
0
Shares

Analisti Kastriot Myftaraj në emisionin e tij “Ju flet Moska” zbuloi një detaj të padëgjuar më parë nga përgjimet italiane për trafikun e drogës së “Habilajve”. Sipas tij në këto përgjime përmendet edhe emri i një biznesmeni të ujit, i cili vilën në bregdetin e jugut e kishte vendosur në shërbim të trafikantëve. Myftaraj thekson se përgjimet e italianëve janë një minierë ari dhe kodet aty duhen zbërthyer deri në detaje.

Një nga këto copëza është kur thuhet për një biznesmen të ujit , tregtar të ujit të pijshëm, vila e të cilit ishtë bërë baza e trafikantëve të drogës. Këto janë rebuse që duhen zbuluar. Italianët i kanë  të gjitha të dhënat, por përdorin atë metodën që thotë Savjano: Ta hedhim në qarkullim dhe të shohim kush do lëvizë. Por është interesante sepse bëhet fjalë për një biznesmen të madh nga sa kuptohet. Sa ka qenë ky i vetëdijshëm, si është bërë kjo punë  është një gjë që do të dalë”, tha Myftaraj.

Më tej ai shtoi se këto përgjime nuk bëjne fjalë vetëm për disa fshatarë nga Babica, siç janë Habilajt, por në to përfshihen prova të rënda kriminale, që do dalin në vazhdim. “Këtu bëhet fjalë për një pjesë të rëndësishme te elitës politike dhe ekonomike të vendit. Është më e thellë, është një lloj elite hibride e krimit, e politikës, e biznesit e cila diku ka vënë një automjet, diku një vilë të paprekshme në shërbim të trafikantëve dhe gjëra të tjera”, theksoi analisti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY