Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, janë sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, dy personat që fshihen mbas dokumentit të falsifikuar të paraqitur nga Tahiri.
Berisha thotë se Rama për të shpëtuar veten e tij nisi me urgjencë Agaçin drejt Italisë, që të nxirrte një vërtetim, që t’i tregonte shqiptarëve se Tahiri nuk po hetohej në Itali.
Postimi i Berishës:
Noriega dhe Don Agaçio prapa dokumentit të falsifikuar të Saimir Trafikut!
Të dashur miq, fill pas kërkesës së prokurorisë për arrestimin e Saimir Trafikut dhe vendimit të Ramës për të mos dorëzuar kriminelin tek drejtësia, për shkak se e merrte me vehte ai, për të mashtruar publikun shqiptar nisi me urgjence incognito sekretarin e përgjithshëm të mafies shtetërore, Don Agaçion për të nxjerrë një vërtetim se Tahiri nuk është nën hetim në Itali.
Burime serioze zyrtare dixhitale informuan se dokumenti i paraqitur publikut nuk kishte numër protokolli dhe si i tillë ishte një falsifikim pa vlerë dhe denoncuam publikisht si angazhimin e Ramës dhe Don Agaçios ashtu dhe fasitetin e dokumentit.
I bëj thirrje prokurorisë të hetojë si fallsitetin e dokumentit ashtu dhe implikimin direkt të Noriegës dhe mafiozit famoz Don Agaçio në fallsifikim dokumentash të shtetit mik dhe mashtrimin e publikut shqiptar. sb
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/