Makina dhe apartamente pafund, shihni pasurinë e 7 kandidatëve për Kryeprokuror që...

Makina dhe apartamente pafund, shihni pasurinë e 7 kandidatëve për Kryeprokuror që do luftojnë krimin e organizuar

544
0
Shares

Ditën e djeshme 7 kandidatët për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm shpalosën programin e tyre dhe mbi të gjitha theksin e vendosën tek eleminimi i korrupsionit nga organi i akuzës. I vërtetë apo jo ky qëllim i tyre të duket shumë i parealizueshëm kur sheh se të 7 kandidatët posedojnë pasuri befasuese. Kjo ndoshta do të vinte në pikëpyetje edhe kalimin e njërit prej tre testeve të Vetingut, që ka të bëjë me ligjshmërinë e pasurive.

Disa të tjerë posedojnë pasuri modeste në raport me të ardhurat e ligjshme të deklaruara. Shqiptarja.com ka zbardhur ekskluzivisht pasurinë e deklaruar pranë ILDKP, në të gjitha vitet kalendarike, të 7 pretendentëve për të zëvendësuar Adriatik Llallës.

Kandidati Arqile Koça, prokuror te Prokuroria e Përgjithshme, në vitin 2001, ka marrë një kredi me vlerë 50 milionë lekë të vjetra për banesë, me afat për 25 vjet. Kjo kredi është rimbursuar me vendim qeverie. Në vitet e mëvonshme, kandidati në fjalë deklaron pesë apartamente në Linzë të Tiranës, me sipërfaqe 96 m2, 110 m2, 110 m2, 86 m2 dhe 137 m2. Disa nga këto apartamente i ka shitur. Arqile Koça ka gjithashtu në pronësi apartament në Lukovë të Sarandës, me sipërfaqe 160 m2, dy garazhe dhe njësi ndërtimore në Tiranë, shitur apartament në Dajt, me sipërfaqe 120 m2 etj.

Kandidati për Prokuror i Përgjithshëm Ferdinand Elezi, në vitet e fundit, deklaron shitje dhe blerje makinash. Konkretisht, Elezi ka shitur makinë benz 16 mijë euro, ka blerë makinë benz 10 mijë euro, ka shitur makinë në vitin 2010 me vlerë 10 mijë USD si dhe ka blerë makinë benz 15 mijë USD. Ka blerë makinë benz 970 000 lekë, ka shitur në 2007 autoveturë Rover me vlerë 10 mijë euro etj. Ferdinand Elezi deklaron gjithashtu apartament banimi në Durrës me vlerë 4 000 000 lekë, zyrë noteriale në Durrës, me vlerë 60 mijë euro, apartament 185 m2, në Durrës, me vlerë 30 mijë uro dhe apartament banimi në Tiranë.

Kandidati Besnik Muçi

Prokurori në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Besnik Muçi, deklaron se në vitin 2016 ka blerë një apartament me sipërfaqe 78 m2, me vlerë 75 mijë euro. Si burim kandidati deklaron kursime nga të ardhurat e tij dhe të bashkëshortes, hua dhe kredi. Muçi ka blerë një makinë me vlerë 6 200 euro, me kursime nga të ardhurat. Ai deklaron shtëpi banimi, me sipërfaqe 57 m2, blerë në vitin 2015, me vlerë 1 900 000 lekë, tokë truall 400 m 2, në vitin 2005, vresht në Pogradec, ka blerë tokë në Shkozë, për 11 600 lekë, në vitin 2013 etj. Ndërsa kandidatja Arta Marku deklaron apartament me sipërfaqe 60 m2, ku ka 25 % të pjesës, apartament banimi me sipërfaqe 103 m2, me vlerë 5 000 000 lekë etj.

Kandidati tjetër Artur Selmani deklaron depozitë bankare 25 mijë USD, kredi në vitin 1999, 30 mijë USD, për blerje banese dhe makinë benz rreth 10 mijë USD.

Kandidati Granit Shahu deklaron makinë Range Rover, me vlerë 20 milionë lekë dhe 17 milionë lekë të vjetra cash si dhe një kredi 26 mijë USD për blerje banese.

Kandidatja Ermira Tafani deklaron llogari rrjedhëse 9 mijë USD. Bashkëshorti i saj deklaron farmaci në Elbasan, të cilën e ka dhënë me qira 70 000 lekë në muaj.

Prokurori në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Besnik Muçi, deklaron se në vitin 2016 ka blerë një apartament me sipërfaqe 78 m2, me vlerë 75 mijë euro. Si burim kandidati deklaron kursime nga të ardhurat e tij dhe të bashkëshortes, hua dhe kredi.

Pasuria e 7 kandidatëve ndër vite:

Arqile Koça (Prokuror te Prokuroria e Përgjithshme : Kredi si i pastrehë në 2001, me vlerë 50 milionë lekë të vjetra, rimbursuar nga shteti, me 3 %., 25 vjet. Apartament në Linzë Tiranë, 96 m2, 110 m2, 110 m2, 86 m2, 137 m2, një pjesë shitur. Apartament në Sarandë, Lukovë, 160 m2. Dy garazhe dhe njësi ndërtimore në Tiranë. Shitur apartament në Dajt, 120 m2. Themele për shtëpi në Voskopojë, në tokën që disponon, 10 mijë euro. Viti 2012. 30 mijë USD në banka.

Granit Shahu (Prokuroria e Tiranës),  Makinë Range Rover, me vlerë 20 milionë lekë dhe 17 milionë lekë cash. Kredi në 2015, 26 mijë USD për blerje banese

Ermira Tafani (Prokurore në Elbasan)

Llogari rrjedhëse 9 mijë USD. Bashkëshorti farmaci në Elbasan, me qira 70 000 lekë në muaj. Cash shumat, 10 mijë euro, 10 mijë euro dhe 25 milionë lekë. Makinë Nisan 12, mijë euro. Makinë benz në 2009 25 milionë lekë të vjetra.

Ferdinand Elezi (Prokuror në Durrës)

i pasionuar pas makinave. Shitur makina benz 16 mijë euro. Blerë makinë benz 10 mijë euro. (2014) Blerë makinë volzvagën në 2011. Shitur makinë rreth 10 mijë USD, blerë makinë benz 17 milionë lekë. 2010. Makinë benz 970 000 lekë, 2010. Autoveturë Rover, 10 mijë euro, shitur në 2007. Shitur makinë opel, 2005, 400 000 lekë. Në vitin 2001, ka marrë kredi të butë me një vendim të posaçëm qeverie, 4 000 000 lekë. Në 2005, kredi 50 mijë euro, me afat 10­vjeçar. Apartament banimi, 4 000 000 lekë në Durrës. Zyrë noteriale në Durrës, 60 mijë euro. Apartament 185 m2, në Durrës, 30 mijë uro. Apartament banimi në Tiranë, 2003. Kursime 10 mijë euro nga puna e bashkëshortes si notere dhe 500 000 lekë nga paga e tij si prokuror. (2016) Kursime 14 mijë euro, kursime nga pagat, prej 5 400 000 lekë në total. 2015. Kesh 15 mijë euro. (2015) Kursyer 18 milionë lekë të vjetra. Blerë benz 16 mijë euro. Shitur benz 12 mijë euro. (2013) Kursyer 400 000 lekë. (2012)

Besnik Muçi, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Apartament me sipërfaqe 78 m2, me vlerë 75 mijë euro, blerë me kursime nga të ardhurat e mia dhe bashkëshortes, 25 mijë euro, hua 15 mijë euro dhe kredi 15 mijë euro. 2016 Makinë me vlerë 6 200 euro, blerë me kursime nga të ardhurat. Shtëpi banimi, 57 m2, 1 900 000 lekë, 2005 Tokë truall 400 m 2, në 2005 Të ardhura nga një vresht në Pogradec, 37 000 lekë, 2015 Blerje tokë në Shkozë, për 11 600 lekë, viti 2013. Shtesë objekti në pallat, 25 m2, 350 000 lekë. Blerë makinë 680 000 lekë dhe kursime 300 000 lekë. 2009. Depozitë 10 mijë euro, kursimet familjare. 2014 2 000 m2, tokë në Pogradec. 2014 Paga e tij si prokuror 1 586 627 lekë dhe paga e bashkëshortes tek DAR Tiranë, 513 880 lekë. Kursime në shtëpi 500 000 lekë, 2015 Kursime 800 000 lekë. Riparim shtëpie 105 000 lekë, kursime 950 000 lekë. 2012 Në 2004 vetëm pagën

Arta Marku, prokurore në Shkodër, kandidate,

3 pasuri të paluajtshme Apartament me sipërfaqe 60 m2, privatizim i banesës shtetërore, pjesë 25 %. Apartament banimi me sipërfaqe 103 m2, me vlerë 5 000 000 lekë. Shtëpi banimi në bashkëpronësi me prindërit, me sipërfaqe 55 m2, pjesa 1/3. Kredi për blerje pajisjesh për shtëpi, 153 600 lekë. Kredi për shtëpi, 2 700 000 lekë, 440 824 shuma e shlyer, detyrimi i mbetur 2 483 276 lekë. Kredi afatgjatë për shtëpi, mbyllur kredia, 2 507 128 lekë. Paga si prokurore, 1 238 813 lekë. Paga e bashkëshortit si Oficer i Policisë Gjyqësore në Shkodër, 885 773 lekë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY