EMRI/ Gjendet i pajetë në një godinë të vjetër, me shiringë në...

EMRI/ Gjendet i pajetë në një godinë të vjetër, me shiringë në bark, një 22-vjeçar

238
0
Shares
Foto Ilustruese

Një 22-vjeçar është gjetur i pa jetë në rrënojat e një godine të braktisur sot në Vlorë.
Ngjarja është raportuar rreth orës 17:00, në lagjen “Hajro Cakërri”, ku në një godinë të braktisur dhe që përdorej nga personat që janë përdorues droge, është konstatuar një trup i pajetë.
Sipas policisë, i riu i identifikuar si Enea Dumo, ka qenë duke konsumuar drogë me shiringë, pasi në trupin e tij të pajetë është gjetur dhe një shiringë në pjesën e barkut.
Sipas specialistëve të antidrogës i riu është përdorues droge, dhe shpesh herë këta persona, marrin drogë në pjesë të ndryshme të trupit duke e injektuar.
Trupi i pajetë është transportuar në ambientet e morgut të qytetit për t’u ekzaminuar nga specilastët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY