EMRI & FOTO/ Kandidati i parë për kryeprokuror: Duke qenë i përkohshëm...

EMRI & FOTO/ Kandidati i parë për kryeprokuror: Duke qenë i përkohshëm nuk kam bërë një platformë

210
0
Shares

Komisioni i Ligjeve ka nisur ditën e sotme që të dëgjojë kandidatët për kryeprokuror. I pari në listë ka qenë Arqile Koça, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.
Pasi tha se e kishte nisur punën si prokuror në Korçë e më pas edhe si kryetar i Prokurorisë së Devollit, e më pas nga marsi i vitit 1997 e deri më tani është prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.
Duke folur në komision dhe i pyetur nga anëtarët se cila është platforma e tij, kandidati për Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm tha se nuk kishte përgatitur një të tillë.
“Duke qenë i përkohshëm nuk kam bërë një platformë, sepse edhe koha nuk e mundëson një gjë të tillë. Në këtë aspekt unë nuk mund të pretendoj që të shpalos një platformë që të ketë një perspektivë afatgjatë. Prokurori i përkohshëm duhet të shikoj dhe organizojë organin e prokurorisë në funksion të zbatimit të reformës në drejtësi. Ajo që konstatoj dhe besoj se ka nevojë për përmirësim është një përmirësim i bashkëpunimit institucional me të gjithë faktorët që lidhen me drejtësinë. Ka një hapësirë e cila duhet të mbushet në marrëdhëniet institucionale”, është shprehur prokurori Arqile Koça.
Arqile Koça ka marrë pjesë në çështjen e vrasjes së Hazem Hajdarit dhe Gërdecit
“Jam kujdesur për dy shtylla kryesore integritetin profesional dhe moral. Në aspektin profesional në clësinë e prokurorit kam marrë pjesë në çështje serioze, si çështja e vrasjes së Hazem Hajdarit, apo edhe Gërdecin”, ka shtuar prokurori Arqile Koça.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY