Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ PS braktis Komisionin e Sigurisë, Noka: Nuk më ndërpret dot Rama, jo më Salmonela, qytetarëve i futët gishtin

11/12/2017
VIDEO/ PS braktis Komisionin e Sigurisë, Noka: Nuk më ndërpret dot Rama, jo më Salmonela, qytetarëve i futët gishtin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Komisioni i Sigurisë në mbledhjet e tij të fundit është shndërruar në një arenë përplasjesh të ashpra, krysisht midis kryetares socialiste Ermonela Felaj dhe nënkryetarit demokrat Flamur Noka. Edhe mbledhja e sotme ku u diskutua për situatën e përmbytjeve dhe për dëmshpërblimin e të dëmtuarve ka qenë e tensionuar.

Noka dhe Felaj janë përplasur sërish, teksa deputeti demokrat i ka kujtuar me ironi anëtarëve të majtë se nuk e ndal dot as kryeministri Edi Rama në pasqyrimin e së vërtetës, e jo më një Salmonelë. “Nuk merrem me ty, unë, oj vajzë. Më dëgjo mua të flas këtu, nuk ma ndërpret dot fjalën Edi Rama, jo më Salmonela”, tha ai.

Në këtë moment Felaj ka deklaruar të mbyllur mbledhjen, duke falenderuar deputetët e duke u larguar bashkë me anëtarët e tjerë të PS-së në komision.

Largimi i tyre ka shtyrë Nokën të ngrejë tonin dhe ai madje është ulur në vendin e Felajt duke vazhduar mbledhjen. “Dëmshpërblim do të thotë shpallje e gjendjes së emergjencës, nëse nuk shpallet gjendja e emergjencës me këtë gjë ju i keni futur gishtin qytetarëve. Qeveri demokratike e ka shpallur gjendjen e emergjencës, ka vlerësuar dëmin dhe ka dhënë dëmshpërblimin”, deklaroi Noka, ndërkohë që shumica dilte nga mbledhja.

Pas kësaj, deputeti Endrit Braimllari foli lidhur me situatën e përmbytjeve duke theksuar se qeveria ka dhuruar shfaqje, ndërsa shqiptarët duelonin me lumenjtë e dalë nga shtrati.

“Qeveria bënte shoë, ndërkohë Shqipëria nën uje. Kjo qeveri nuk përfaqëson interesin e qytetarëve. Arsye e mos shpalljes së emergjencës civile ka të bëjë me faktin se ky kryeminister nuk mbron interesat e qytetarëve, nuk do t’i dëmshpërblej qytetarët sipas ligjit te emergjencave. Nuk ka asnjë përfaqësues qeverie në zonat e përmbytura. Nuk po vazhdon faza e ndihmave për banorët që po qëndrojnë në kete dimër të ftohtë. Ministrat dhe Kryeministri të lenë shoë dhe ti shërbejnë qytetareve”, tha Braimllari.

Për të parë videon e sherrit KLIKONI KËTU:

Tags: braktis PSdemshperblimet zerogishtin qytetareveNoka-Felajpermbytjetperplasje ne Komisionin e siguriseSalmonelasituata e rende

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.