Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDAL/ Gjykata i falsifikon vendbanimin 22-vjeçarit, për ta mbajtur në burg

11/12/2017
SKANDAL/ Gjykata i falsifikon vendbanimin 22-vjeçarit, për ta mbajtur në burg
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata i falsifikon vendbanimin për ta mbajtur në burg.
Fiks Fare denoncoi sonte rastin e një 22-vjeçari të arrestuar nga policia e Tiranës, vetëm sepse po qëndronte te shkallët e një pallati në lagje dhe në korridorin e kësaj ndërtese është gjetur një sasi e vogël kanabisi.
Ai është arrestuar me dy shokë të tij pa pasur asnjë provë tjetër. Por dy shokët e tij janë liruar nga gjykata, ndërsa i riu Rigers Xhameta është mbajtur në qeli, duke argumentuar se në xhep i është gjetur një letër cigareje dhe duke i falsifikuar vendbanimin, sikur ai banonte në pallatin ku u gjet droga.
Nga dokumentet e siguruara nga Fiks Fare rezulton se: Më 6 tetor të këtij viti, policia e Tiranës ka arrestuar tre të rinj të dyshuar për lëndë narkotike, Egli Bajrami, Serxho Zefi dhe Rigers Xhameta.
Pranë vendit ku ishin ulur të arrestuarit është gjetur një qese plastike me bimë të dyshuar si kanabis, me peshë 1.4 gramë. Po ashtu edhe në katin e parë të pallatit është gjetur edhe një tjetër qese me bimë të dyshuar narkotike, me peshë 14.6. Por, në procesverbalin e policisë nuk është përcaktuar nëse bëhet fjalë për gramë, kg, kuintalë apo tonë.
Por, në gjykatë është deklaruar se bëhet fjalë për 14.6 gramë. Duke qenë se tre të rinjtë ndodheshin pranë vendit ku është gjetur droga, policia ka bërë arrestimin e tyre, si të dyshuar për mbajtjen e saj.
Antidroga ka kontrolluar edhe shtëpitë e tyre, por nuk ka gjetur asgjë të kundërligjshme.
Tre ditë më vonë, pikërisht më 9 tetor, gjykata ka vlerësuar si të paligjshëm arrestimin në flagrancë të tre të rinjve nga ana e policisë. Gjykata liroi dy nga të arrestuarit dhe të vendosë arrest me burg me afat 30 ditor për Rigers Xhametën. Gjykata ka argumentuar se ai rezulton i implikuar me veprën penale, pasi droga është gjetur në hyrjen e pallatit të tij dhe gjatë kontrollit i janë gjetur disa letra për dredhjen e duhanit.
Pra, duke u bazuar në këto dy fakte, gjykata ka vendosur që ai të mbahet në burg derisa Policia Shkencore të nxjerrë gjurmët e gishtave në qeset e sekuestruara nga policia. Pas 17 ditësh, laboratori i kriminalistikës nxori konkluzionet, ku rezultoi se Xhameta nuk kishte shenja gishtash në qeset me hashash të sekuestruara nga policia. Pas kësaj, gjykata vendosi lirimin e tij.
Rigersi tha për Fiks Fare se ai nuk banon në këtë pallat, ku u gjet droga, pasi shtëpia e tij ndodhet rreth 800 metra më larg se pallati dhe nuk e di sesi gjykata ka arritur në këtë konkluzion.
Për këtë arsye, gazetarët e Fiksit iu drejtuam gjykatës me një kërkesë për informacion sesi është vërtetuar që Rigers Xhameta banonte në këtë pallat, meqë ky ishte një ndër dy pikat kryesore që mbështetej dyshimi për arrestimin e tij.
Në përgjigjen e saj, gjykata e Tiranës nuk tregon asnjë fakt sesi është vërtetuar vendbanimi i tij, por deklaron që “vendimet e gjykatave më të ulëta janë objekt i ankimit në gjykatat më të larta. “Interpretimi i provave është detyrë e gjykatës gjatë shqyrtimit gjyqësor të çështjes dhe nuk duhet të konfondohet me vlerësimin e gjykatës në vleftësim të arrestit”, tha gjykata.
Por, nga verifikimi që bëri emisioni investigativ në vendimin e gjykatës, rezulton që një fakt i tillë është prodhuar nga vetë gjykata, pasi as prokuroria dhe as vetë i pandehuri nuk kanë deklaruar në ndonjë moment që Xhameta banon në këtë pallat.
Madje, që në krye të vendimit, deklarohet që Rigers Xhameta, është banues në rrugën “Hamdi Cenoimeraj”, banesa nr. 6. Ndërsa droga, sipas procesverbaleve të policisë, që i ka në dispozicion prokuroria dhe gjykata, është gjetur në të njëjtën rrugë, por në pallatin me nr. 110, i cili ndodhet rreth 800 metra larg shtëpisë së Xhametës.
Por pavarësisht kësaj, Gjykata thotë në argumentin për mbajtjen në burg të Xhametës se droga është gjetur në hyrjen e pallatit të tij, duke i falsifikuar vendbanimin.

Tags: adresefalsifikimgjykata

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.