FOTO/ Nxehet gara për Kryeprokurorin e përkohshëm, kandidati më i ri ka...

FOTO/ Nxehet gara për Kryeprokurorin e përkohshëm, kandidati më i ri ka burgosur një ish-ministër, ja emri …

427
0
Shares

Teksa palët politike vazhdojnë debatin e ashpër në distancë për Kryeprokurorin e ri dhe procedurën që po ndiqet nga mazhoranca, lista e pretendetëve për këtë post është rinovuar sërish.

Në skenë tashmë ka dalë edhe emri i ish-kryeprokurorit të Beratit, Xhemal Saliaj. Ai ka shërbyer në Berat për 10 vite deri në vitin 2012, ndërsa prej 5 vitesh vazhdon punën si prokuror në shkallën e parë në qytetin e Vlorës.

Mësohet se vetë Saliaj ka dorëzuar dosjen e tij për të zëvendësuar kryeprokurorin Adriatik Llalla. Saliaj mbahet mend si prokurori që burgosi ish-ministrin Kosta Barka për akuzën e abuzimeve me projektet publike.

Në historinë e tij brenda organit të akuzës, Saliaj nuk është lakuar asnjëherë për eksperienca negative, ndërsa burimet nga prokuroria theksojnë se ai është një prej kandidaturave të mbështetura nga ndërkombëtarët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY