FOTO/ HEC-i i Lashkizës, lë Zall-Dardhën në Dibër pa ujë  të pijshëm,...

FOTO/ HEC-i i Lashkizës, lë Zall-Dardhën në Dibër pa ujë  të pijshëm, banorët firmosin peticion

582
0
Shares

Nga Xhemal Gjunkshi

Ka më shumë se 10 ditë që mungon uji i pijshëm në fshatrat e Qendrës Administrative Zall-Dardhë në rrethin e Dibrës.  Në një takim të zhvilluar me banorët e zonës ata shprehën se, tubacioni i ujit të pijshëm që vjen nga fshati Lashkizë për në Zall-Dardhë, investim i Qeverisë Holandeze me Qeverinë Shqiptare dhe kanali vaditës nga Seta për në Zall-Dardhë i ndërtuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit (në qeverisjen e Partisë Demokratike) kanë dalë jashtë përdorimit.

Arsyeja është se firma e cila po ndërton një HEC, gjatë kryerjes së punimeve pa kriter i ka dëmtuar dhe i ka shkatërruar ato. Firma gjatë punimeve ka dëmtuar gjithashtu dhe mbi 20 hektarë kullota për bagëtitë. Banorët nëpërmjet një peticioni të firmosur nga më shume se 350 persona i janë drejtuar: Kryeministrit z.Edi Rama, ministrisë së Transporteve dhe të Energjetikës, kryetarit Bashkisë dhe Prefektit Dibër si dhe Drejtorisë së Policisë Vendore Qarku Dibër. Deri në këto momente që flasim, nga ballafaqimi i banorëve me firmën ndërtuese nuk është gjetur zgjidhja e problemeve dhe shqetësimeve adekuate që kanë shprehur.  Firma po na fut në vëllavrasje me njëri-tjetrin. Banorët janë shumë të shqetësuar sepse:

Së pari; nuk kanë ujë të pijshëm si shumë i domosdoshëm dhe elementi me bazik për të jetuar.

Së dyti; Firma ndërtuese gjatë punimeve pa kriter ka dëmtuar dy mullinj mbi 800 vjeçar, të vjetër sa vetë toka. Mullinjtë shërbenin për të bluar misrin dhe grurin. Në këto kushte, kur ata janë dëmtuar dhe nuk funksionojnë, banorët detyrohen të shkojnë në Peshkopi për të bluar, ku kostoja e një kuintali për bluarje është 500 lekë, plus transporti 500 lekë, plus shpenzimet personale vajtje-ardhje Lashkizë, Tartaj,Vilë (Mënesh), Mërskan, Zall-Dardhë etj.

Së treti; është dëmtuar kanali vaditës. Firma po kryen punimet në gjurmën e kanalit vaditës dhe të ujësjellësit duke i shkatërruar plotësisht ato.

Së katërti; banorëve të zonës u janë dëmtuar kullotat për blegtorinë. Banorët shprehen se si rezultat i punimeve pa kriter nga ana e firmës është rrezikuar jeta e tyre dhe janë vrare disa bagëti.

Së pesti; është shkatërruar rruga nga fshati Lashkizë për në fshatin Tartaj, rrugë e ndërtuar me të ardhurat personale të vetë banorëve të fshatit. Dëmtimi i këtij segmenti ka paralizuar lëvizjen, transportin e tyre në kushtet kur në këtë moment janë mbi tre persona të cilët marrin serum dhe ardhja në ndihmë është shumë e domosdoshme, evidente, por e pamundur.  Këtu është e domosdoshme dhe ndërtimi i një ure të vogël, që të bëjë të mundur kalimin lirshëm të nxënësve të shkollës, por dhe të banoreve të zonës, pasi kështu siç është rrezikohet jeta e tyre.

Së gjashti; ata ngrenë si shqetësim që firma nuk ka punësuar banorë të këtyre fshatrave ku po merr pasuritë e tyre natyrore, pasuri të cilat i’ua ka falur dhuruar natyra vetë dhe që po ua merr shteti.

Firma ka punësuar punëtorë nga Lezha, Shkodra të cilët i akomodon në Peshkopi dhe i transporton çdo ditë nga Peshkopia për në Lashkizë. Në shkelje të hapur të të gjithë këtyre shqetësimeve të ngritura nga banorët, kemi përballë një qeveri me drejtues, me një administratë tepër të korruptuar, të paaftë dhe inekzistente, që qëndron larg shqetësimeve të qytetarëve.  Nuk arrijmë të kuptojmë, shtrohet pyetja se si ka mundësi, të ndodhin gjithë këto shkelje të rënda haptazi, në kundërshtim me ligjin dhe shteti të heshtë, të mbyll sytë, të mbyll veshët në ekstrem duke u treguar i papërgjegjshëm. Banoret shprehen tepër të indinjuar. Ata ndjehen të poshtëruar. Edhe Serbi kur ka hy na digjte nga një shtëpi në fshat, kurse këto (ky shtet) po djeg gjithë fshatin, pohojnë banorët. Firma me mbështetjen e plotë të Policisë së Shtetit dhe strukturave shtetërore, po shkatërron dhe dëmton fshatrat e kësaj zone.

Ata paralajmërojnë se pasojat dhe rreziku i dëmtimit jo vetëm të këtyre që thamë me lart, por nga inekzistenca e strukturave shtetërore, atyre vendore dhe Policisë së Shtetit për të cilën shprehen që sjellja e tyre ndaj komunitetit ka qenë shumë vandale, asgjësimi shkatërrimi komplet i shtëpive të fshatit Merskanë do të jetë evident.

Në këto kushte të mos përkeqësimit të situatës, përshkallëzimit të protestës së tyre me pasoja dramatike për Zall-Dardhën, në emër të banoreve të zonës kërkoj zgjidhjen sa më shpejt të problemeve të ngritura nga ana e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY