DETAJ/ Tiranë, fallxhorja mashtron një burrie një vajzë, ju merr bizhutë e...

DETAJ/ Tiranë, fallxhorja mashtron një burrie një vajzë, ju merr bizhutë e floririt “për tu zgjidhur hallet”

165
0
Shares

Një 41-vjeçare nga Fushë Kruja është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, duke u hequr si fallxhore, ka vjedhur dy persona.
Burime nga Policia thanë se shtetasja rome, me iniciale L. G., është arrestuar të premten rreth orës 20:00 nga shërbimet e Komisariatit nr. 3, pas kallëzimit që kishte bërë një vajzë 23-vjeçare, shkruan“Panorama”. Të njëjtat burime thanë se përveç vajzës që denoncoi ngjarjen dy javë më parë, edhe një burrë në Yzberisht kishte pasur të njëjtin problem me fallxhoren nga Fushë Kruja. Duke u parë filxhanin e kafesë në shtëpitë e tyre, e dyshuara i ka mashtruar dy të dëmtuarit, duke u marrë varëset, unazat dhe byzylykët e floririt.
Ajo trokiste derë më derë, duke u thënë personave të ndryshëm se shihte fall dhe do u zgjidhte problemet që kishin. Ata që i besonin, e ftonin brenda dhe pasi pinin kafen, me pretendimin e së dyshuarës se dinte të shihte filxhanin, binin pre e mashtrimit të saj duke i dhënë sendet me vlerë.

Denoncimet
Rreth tre muaj më parë, më datë 12 shtator, një i moshuar iu drejtua Komisariatit nr. 6, duke denoncuar një grua, të komunitetit rom, që sipas tij e kishte mashtruar duke i hedhur fall. Policia tha se shtetasi 72-vjeçar me iniciale H. L., kallëzonte se fallxhorja i kishte marrë një varëse floriri në shtëpinë e tij në Yzberisht.
Menjëherë pas këtij kallëzimi Policia nisi hetimet për identifikimin e të dyshuarës. Ndërsa dy javë më parë, kur ende Policia nuk kishte rënë në gjurmët e saj, një vajzë 23-vjeçare përshkroi të njëjtën grua në kallëzimin që bëri në Komisariatin nr. 3.
Vajza me iniciale M. N., denoncoi në Polici shtetasen 41- vjeçare nga Fushë Kruja, duke pretenduar se në rrugën “Kastritotët”, te pallatet e verdha, kjo grua i kishte vjedhur një unazë floriri, një varëse dhe 2 buzylykë.
Të premten, Policia bëri identifikimin dhe arrestimin e autores së dyshuar të ngjarjes. Nga ana tjetër, vetë e dyshuara e mohon që ua ka vjedhur sendet e floririt dy personave që e kanë denoncuar. Ajo pretendon se ata ua kanë dhënë vetë me dëshirë, pasi i kanë treguar hallet që kishin, me pretendim për t’ua zgjidhur.

Policia
Në njoftimin zyrtar, Policia e Tiranës tha se, të premten, rreth orës 20:00, shërbimet e Komisariatit nr. 3 ndaluan me iniciativë shtetasen rome me iniciale L. G., 41 vjeç, banuese në Fushë–Krujë.
“Arrestimi i saj u bë pasi, para 2 javësh, në rrugën ‘Kastriotët’, te pallatet e verdha, me anë të mashtrimit, i ka marrë shtetases M. N., 23 vjeç, 1 varëse, 1 unazë dhe 2 byzylyk dore floriri. Nga veprimet e kryera rezultoi se, shtetasja L.G., është autore e ngjarjes së datës 12 shtator, ku me anë të mashtrimit i ka marrë një varëse floriri shtetasit H. L., 72 vjeç në Yzberisht”, tha dje Policia e Tiranës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY