DETAJE/ Rrëfimi prekës i kushëririt për 20 vjeçarin shqiptar që u vra...

DETAJE/ Rrëfimi prekës i kushëririt për 20 vjeçarin shqiptar që u vra pabesisht në Islandë

255
0
Shares

Klevis Sula, 20-vjeçari shqiptar në Islandë, u vra pasi ndihmoi një person të ulur në rrugë dhe që po qante. Ai së bashku me një shokun e tij shqiptar u ofruan të ndihmonin burrin, por ky i fundit i goditi me thikë që të dy. Pas disa orësh në spital, Klevis Sula ndërroi jetë kurse i plagosur ndodhet shoku i tij dhe po merr trajtim mjekësor.

Krist Ismailaj, kushëriri i Klevisit, ka folur për mediat në Islandë dhe ka thënë se kur ndodhi sulmi me thikë, ai dhe një grup shokësh kanë qenë pranë tij. Pasi e dërguan në spital, miqtë debatuan me njëri – tjetrin nëse do t’i thonin familjes së Klevisit se çfarë ndodhi. Më tej ai shton se dëshiron që Klevisi të kujtohet nga të tjerët për vlerat që kishte.

“Të gjithë të lutemi për të dhe t’i japim forcë familjes së tij për të kaluar këtë tragjedi të tmerrshme që i ndodhi. Ishte një 20-vjeçar pa zakone të këqija dhe asnjëherë nuk i bëri keq askujt. Ai donte që të ishte i qeshur dhe i dobishëm. Ju lutem, kujtojeni atë siç ai e meriton dhe shumë më tepër se kaq”, ka thënë Krist Ismailaj.

Kurse një mik i Klevisit, ka shkruar në Facebook me pikëllim për vdekjen e 20-vjeçarit dhe ka vënë në pikëpyetje vlerat e shoqërisë në Islandë, që konsiderohet si “vendi më i sigurtë në botë”.

Ndërkohë, shokë dhe të afërm të Klevis Sulës kanë hapur një faqe përkujtimore në Facebook për mikun e tyre dhe po mbledhin donacione për të ndihmuar me shpenzimet e varrimit. Sulmi me thikë ndaj shqiptarit ndodhi javën e kaluar, por 20-vjeçari ndërroi jetë në spital një ditë më parë. Policia ka arrestuar autorin e vrasjes. /Klan/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY