Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO SKEMA 3D/ Ja lëvizjet e Aleksandër Ndokës para se të vritej dhe si ndodhi ekzekutimi

09/12/2017
VIDEO SKEMA 3D/ Ja lëvizjet e Aleksandër Ndokës para se të vritej dhe si ndodhi ekzekutimi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Para se të kthehej në shtëpi mbrëmë, ku e prisnin vrasësit, Aleksandër Ndoka kishte qenë te lokali “Apokalips” në pronësi të tij, që ndodhet në periferi të qytetit.
Report TV ka arritur të ndjekë dhe të përshkruajë itinerarin e ndjekur nga Ndoka mbrëmë në darkë, para se të vritej. Lokali “Apokalipsi”, ndodhet në rrugën nacionale E 851, që lidh Lezhën me Shkodrën. Lokali nuk është shumë larg nga banesa e tij. Ndoka ndodhej këtu mbrëmë, para se të hipte në makinën e tij e të nisej për në shtëpi. Përmes një rikonstruksioni të ngjarjes në 3D, kemi ndjekur rrugën që ka bërë nga lokali i tij Aleksandër Ndoka me makinën Mitsubishi të zezë, me targë AA 382 SE, për të arritur në vilën, ku e prisnin vrasësit.
Ndoka ka përshkuar më pak se një kilometër në rrugën E 851, në drejtim të Shkodrës: fjala është për një rrugë të re, kështu që mjaftojnë pak minuta për të mbërritur ne kryqëzimin majtas te çon drejt kodrës përballë Kishës së Zonjës Nunciate. Këtu, Aleksandër Ndoka ka kthyer prape në të majtë, duke hyrë në një rrugë të vogël, me emrin “Bec Patani”. Kjo është rrugica që të çon në vilën private, ku banonte Aleksandër Ndoka me familjen e tij, si dhe vëllai Arben me familjen e tij.
Siç duket nga ky rikonstruksion, rrugica nuk është e asfaltuar dhe është kjo trajektore e shkurtër që ka përshkuar Ndoka, siç ka bërë çdo ditë, për të arritur tek hyrja e vilës së tij, e mbrojtur nga një portë hekuri dhe e rrethuar nga një mur rrethues. Këtu, ndoshta, të fshehur pas një muri po e prisnin vrasësit, të cilët, kur mbërriti, hapën zjarr, duke qëlluar nga ana e majtë e makinës.
Në rrugicë nuk ka asnjë ndriçim publik dhe kjo zonë ndriçohet vetëm pjesërisht nga drita të vendosura përgjatë rrethimit të vilës së Ndokajve. Një vend ideal ky, i përzgjedhur nga vrasësit për një pusi’ dhe për t’u larguar më pas pa u shqetësuar se mos i shihte kush. Por pikërisht mungesa totale e masave të sigurisë të bën të mendosh se Ndoka nuk e priste aspak këtë atentat.

 

Tags: 3Daleksander ndokaskemavrasja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.