PROFIL/Aleksandër Ndoka, ky ishte 48 vjecari që u vra në Lezhë

PROFIL/Aleksandër Ndoka, ky ishte 48 vjecari që u vra në Lezhë

407
0
Shares

Aleksandër Ndoka ishte 48 vjec dhe babai i katër fëmijëve. Ai u egzekutua në orët e vona të mbrëmjes  sipas hetimit vetëm pak metra larg banesës nga  goditje me armë zjarri. Bësohet se në atentat morën pjesë dy persona.

Aleksandri kishte  2 djem dhe 2 vajza. Vajzën më të madhe e kishte të martuar, ndërsa më të voglën 7 vjec.
Aktualisht ai ishte drejtor i inspektoriatit ndertimor ne Shkoder.

Ndër fëmijët, i biri Samuel Ndoka u bë i njohur për forcat e rendit pas incidenteve gjatë zgjedhjeve parlamentare në Lezhë. Ai u arrestua nga policia në fund të muajit tetor i akuzuar për “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Vetë Aleksandi ishte anëtar i këshillit bashkiak, kishte në pronësi një lokal afër shtëpisë dhe një bisnes duralumini. Ai ishte vëllai i ish-depuetit Arben Ndoka i cili la mandatin e  deputetit pa mbaruar legjislaturën e kaluar, pas akuzave për përfshirjen e tij në trafik femrash vite më parë.

Arben Ndoka është një zë i rëndësishëm i PS në Lezhë dhe gjatë fushatës zgjedhore ai organizoi fushatën në këtë rreth.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY