Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ Zyrtari i PPE: Drejtësia të punojë në pavarësi, të paprekshmit duhet të japin llogari

08/12/2017
VIDEO/ Zyrtari i PPE: Drejtësia të punojë në pavarësi, të paprekshmit duhet të japin llogari
Share on FacebookShare on Whatsapp

• Të paprekshmit duhet të japin llogari, veçanërisht në luftën kundër drogës.
• Drejtësia duhet të punojë në pavarësi të plotë, pa asnjë ndërhyrje politike
• PPE mbështet Partinë Demokratike të Shqipërisë nën udhëheqjen e Lulzim Bashës.

Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Popullore Europiane, Patrick Voller, dha në Tiranë mesazhe të rëndësishme për luftën kundër të paprekshmëve të krimit dhe drogës, për drejtësinë pa ndërhyrje politike dhe për mbështetjen e Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës.
Duke folur në aktivitetin për 27-vjetorin e Lëvizjes Studentore, zoti Voller tha se ”sfidat për rininë e sotme 27 vjet pas 8 dhjetorit janë se 65 % e të rinjve duan të largohen nga vendi”. Por Voller ftoi të rinjtë të qëndrojnë në Shqipëri dhe të ndryshojnë gjendjen.
“Duhet të punojmë bashkërisht që korrupsioni dhe krimi i organizuar të luftohen me ndershmëri dhe transparencë dhe ata që cilësohen si të paprekshëm duhet të japin llogari dhe të gjithë të jenë të barabartë para ligjit, veçanërisht në luftën kundër drogës. Këtu ka nevojë për shumë punë dhe falë Partisë Demokratike prej vitesh ka një orientim ndaj kësaj teme kaq të rëndësishme këtu. Edhe drejtësia duhet të punojë me pavarësi të plotë, me transparencë dhe pa kurrfarë influence politike dhe parimi i drejtësisë është parim i shtetit të së drejtës”, tha Sekretari për Marrëdhëniet me jashtë në PPE.
Patrick Voller theksoi se, ”ishte Partia Demokratike, e cila gjatë kohës në qeveri arriti të bëhej që Shqipëria të bëhej anëtare e NATO-s dhe këtu kam parasysh mikun tonë Sali Berisha që ndërmori shumë reforma dhe i zbatoi ato. Ndaj ne sot kërkojmë nga politikanët të mos e ngadalësojnë procesin e reformave. Edhe pse qeveria aktuale ka shumicën absolute unë po them se procesi i integrimit në BE dhe reformave është I të gjithë vendit. Prandaj është e rëndësishme të dëgjohet opozita dhe të përfshihet ajo seriozisht në këtë proces dhe jo të përjashtohet”.
Sekretari për Marrëdhëniet me jashtë në PPE, Patrick Voller tha se, “PPE e mbështet partinë tonë anëtare, Partinë Demokratike të Shqipërisë nën udhëheqjen e Lulzim Bashës. Ne kemi nevojë në Shqipëri për një opozitë të fortë e të bashkuar në rrugën e përbashkët drejt Europës”.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1715638625153978/

 

Tags: MESAZHEPatrick Vollerppezyrtari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencën për verën e Agasit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.