Një ngjarje e rëndë ka tronditur sportin italian dhe veçanërisht ish-kampionin e sportit të rugby, Andrea Benatti. Gruaja e tij, Antonella Barbieri, ka vrarë dy fëmijët e çiftit, vajzën 2 vjeçe dhe djalin 5 vjeç.
Bashkëshortja e 39-vjeçarit në fillim ka vrarë vajzën Kim dhe më pas djalin Lorenzo. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Luzzara.
Pasi u ka marrë jetën fëmijëve gruaja ka tentuar të vrasë veten, por policia e ka gjetur gjallë. Ajo është shpëtuar nga mjekët e urgjencës dhe po ruhet nga policia.
Një ngjarje me të vërtetë e rëndë për Benattin që është një nga më të spikaturit e sporti të rugby në Itali.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/