RAPORTI/ Europol: Shqipëria “perandoria” e kanabisit, furnizuesi kryesor i BE-së

RAPORTI/ Europol: Shqipëria “perandoria” e kanabisit, furnizuesi kryesor i BE-së

124
0
Shares

Europol sapo ka publikuar raportin më të fundit lidhur me ndikimin e drogërave në rritjen e aktivitetit kriminal në Europë dhe thekson se tregjet e drogës mbeten tregjet më të mëdha kriminale në BE.

Në faqen 12 të këtij raporti flitet gjerë e gjatë për Shqipërinë dhe rolin e vendit tonë në rrjetin e trafikut të drogës në Europë. Aty theksohet se Shqipëria kryeson tregun e kanabisit drejt BE-së, ndërsa në total tregu i drogës në vendet e kontinentit të vjetër prodhon 24 bilion euro fitime për trafikantët.

“Më shumë se një e treta e grupeve kriminale aktive në BE janë të përfshirë në prodhimin, trafikimin ose shpërndarjen e llojeve të ndryshme të drogave. Tregu i shitjes me pakicë të BE-së vlerësohet të jetë me vlerë të paktën 24 miliardë euro në vit. Fitimet e mëdha të krijuara nga tregtia e drogës financojnë aktivitete të tjera kriminale duke lejuar ZQM-të që të lulëzojnë dhe zhvillojnë ndërmarrjet e tyre kriminale në kurriz të shëndetit, prosperitetit dhe sigurinë e qytetarëve të BE”, thuhet në prezantimin e këtij raporti.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY