Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ish-ambasadori gjerman: Keqardhje që pas 27 vjetësh, shqiptarët ende kërkojnë azil

08/12/2017
Ish-ambasadori gjerman: Keqardhje që pas 27 vjetësh, shqiptarët ende kërkojnë azil
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-ambasadori gjerman në Tiranë në vitin 1990 kujton se si u hapën dyert e përfaqësisë diplomatike që ai drejtonte me qëllimin që regjimi komunist të rrëzohej. Por ai shpreh keqardhje se 27 vjet më pas shqiptarët ende kërkojnë azil jashtë vendit.
Janë pamjet e 2 Korrikut të vitit 1990 të transmetuara në televizionin gjerman. Pas ekranit teleshikues që shohin të shemben kangjellat e ambasadës së tyre e cila vendos më pas të hapë plotësisht dyert për mijëra azilkërkues politikë. Një tabllo që risjell në Tiranën e vitit 2017 ish-ambasadori gjerman i ditëve të fundit të komunizmit Werner Daum.
“Unë kujtoj që ato ditë shqiptarët kishin hyrë në ambasadën greke dhe në atë italiane. Shpresoja që të vinin dhe tek ne. Kjo ishte shkelje diplomatike dhe në kundërshtim me orientimet që më dha qeveria ime. Qëllimi im nuk ishte që të siguroja largimin e sa më shumë shqiptarëve prej diktaturës dhe një tiranie vrasëse, por doja që regjimi të binte, ky ishte qëllimi im, jam krenar që isha pjesë e suksesit”.
Kanë kaluar 27 vite dhe teleshikuesit gjermanë shohin në ekran sërish azilkërkues shqiptarë nëpër kampe, dhe të tjerë që policia kthen nga aeroportet. Aktualisht në Gjermani janë rreth 14 mijë azilkërkues shqiptare që pritet të riatdhesohen. Tani ish-ambasadori Daum i këshillon shqiptarët që të zhvillojnë ekonomikisht vendin, të shfarosin drogën dhe për disa vite kur vendi të anëtarësohet në BE do të kenë më tepër mundësi punësimi. Për negociatat, sipas Daum, do të ketë një vendim politik në verën e 2018 pavarësisht kushteve.
“Vendimet politike nuk ndërmerren më nga qeveritë, por janë të bazuara në konsensus të gjerë mes elitës dhe ekspertëve ndaj jam i sigurt që negociatat do të nisin në vitin 2018, por do të marrin më tepër kohë se në rastin e Sllovenisë dhe Kroacisë. Shpresoj që qeveria shqiptare do ta luftojë deri në fund prodhimin dhe eksportin e drogës”. Klas Plus

Tags: azilantetshqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

06/03/2026
“Vendet e punës ndahen nga shtabi elektoral i Ramës dhe Veliajt”

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë për fyerje ndaj Vokshit

06/03/2026
Berisha: Më datë 12 kryengritësit paqësorë do kërkojnë para parlamentit largimin e menjëhershëm të Ramës

Berisha: Më datë 12 kryengritësit paqësorë do kërkojnë para parlamentit largimin e menjëhershëm të Ramës

06/03/2026
Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës dhe shpall zgjedhje të reja

Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës dhe shpall zgjedhje të reja

06/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi! Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm

Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi! Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm

06/03/2026
Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

06/03/2026
“Vendet e punës ndahen nga shtabi elektoral i Ramës dhe Veliajt”

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë për fyerje ndaj Vokshit

06/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.