Zgjedhja e Kryeprokurorit, kurthi i Kryeministrit ndaj opozitës

Zgjedhja e Kryeprokurorit, kurthi i Kryeministrit ndaj opozitës

137
0
Shares
Bujar Nishani

Nga Bujar Nishani

Rrugëtimi evropian e Shqipërisë është projekti i shekullit për shqiptarët. Megjithëse një Komb Evropian aq i vjetër sa vetë Evropa, shqiptarët janë luftuar, izoluar, u janë ngritur kurthe, janë përçarë, grabitur territore, lënë në varfëri, atrofizuar në raport me lirinë, civilizimin dhe kulturën perëndimore, historikisht.
Por, ky shekull ka nisur krejt ndryshe nga e shkuara për shqiptarët. Liria ekonomike është një mundësi për ta. Shqipëria është anëtare e NATO-s. Shqiptarët lëvizin të lirë pa viza në Evropë. Integrimi Evropian mbetet ëndrra ende e parealizuar e shqiptarëve, por e vetmja alternativë e tyre për të ardhmen.
Politikisht ky mund të jetë vetëm një proçes, një angazhim, një kontribut gjithpërfshirës. Në këtë kontekst çdo iniciativë për angazhim gjithpërfshirës ka sens mëse normal. Por thirrja formale e Kryeministrit të vendit ndaj opozitës për pakt për integrimin dhe zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, më së pari ka nevojë për disa sqarime publike nga Kryeministri i vendit.
Së pari, pse u përjashtua dhe anatemua politikisht opozita nga takimi i fundit i Këshillit të Asociim Stabilizimit në Bruksel.
Së dyti, Kryeministri duhet të sqarojë për opinionin qëndrimin e tij politik më të fundit se Shqipëria mund të orientohet drejt Rusisë dhe Kinës nëse nuk hapen negociatat e BE me vendin. Kjo duhet të jetë një kambanë alarmi për opozitën e cila ka lindur në këtë vend dhe ka egzistuar si orientuese e Shqipërisë drejt perëndimit. Pa e sqaruar këtë pozicionim të ri politik të qeverisë aktuale, opozitës shqiptare do ti vihet në dyshim përkatësia, gjithashtu.
Proçesi i Prokurorit të Përgjithshëm kërkon veçse zbatimin korrekt të Kushtetutës.
Prokurorit të Përgjithshëm i ka mbaruar mandati. Më datën 8 dhjetor Prokurori aktual i Përgjithshëm nuk mund të hyjë më në zyrën e këtij institucioni. Ky moment kërkon zgjedhjen e një prokurori të ri. Ky proçes duhet të shkoj vetëm sipas përcaktimeve kushtetuese dhe jo dëshirës politike të Kryeministrit të vendit.
Kushtetuta e Shqipërisë Neni 179/13 citon “Deri në zgjedhjet parlamentare, që do mbahen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, por jo më vonë se data 1 shtator 2017, zgjedhja e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe e Prokurorit të Përgjithshëm do bëhet me dy të tretat e anëtarëve të Kuvendit (94 vota). Zgjedhjet e tjera do të bëhen me tri të pestat e anëtarëve të Kuvendit (84 vota).” Kjo është Kushtetuta e Shqipërisë, e zeza mbi të bardhë, që nuk e lëviz as topi, as Kryeministri, as Parlamenti dhe asnjë përfaqësues ndërkombëtar. Eshtë e vërtetë që ka një artific (i njëanëshëm politikisht) në ligjin për prokurorinë. Por ka një hierarki juridike në çdo vend demokratik. Kushtetuta prevalon mbi çdo ligj. Kushtetuta është ligji themeltar që qëndron i pari në hierarkinë e tërësisë së legjislacionit të një shteti ligjor.
Nëse maxhoranca politike do ti qëndrojë nocionit të “prokurorit të përkohshëm”, referenca kushtetuese për këtë moment procedurial kërkon 94 vota në parlament. Nëse do referohet zgjedhja e tij me 84 vota duhet propozimi nga KLP. Parashikim tjetër kushtetues nuk ka. Kryeministri nuk ka asnjë tagër dhe asnjë hapsirë apo mundësi që Ai, të propozojë procedurën. Ndaj oferta e tij ndaj opozitës është thjesht një kurth për betejë të imazhit publik. Nëse opozita do të bjerë apo jo në këtë kurth të ngritur, mbetet për tu parë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY