Shkrimtarja e mirënjohur për ‘Der Bund’: Shqipëria një bastion kanabisi dhe kokaine,...

Shkrimtarja e mirënjohur për ‘Der Bund’: Shqipëria një bastion kanabisi dhe kokaine, synimi i politikanëve është…

119
0
Shares

Këtë fillim jave, kreu i qeverisë Edi Rama zbarkoi në Bruksel për të nisur një fushatë intensive me takime, për të mbajtur gjallë shpresën që Shqipëria të nisë negociatat me Bashkimin Europian në vitin 2018.

Fushatën në Bruksel çuditërish e shtriu në linjën e shantazhit dhe presionit, me dashurinë e tij për Kinën dhe Rusinë, ndërsa dje i bashkëngjiti edhe oferta opozitës shqiptare për bashkëpunim. Por një nga shkrimtaret më të njohura shqiptare, Elvira Dones, për portalin zviceran ‘Der Bund’ thotë se Shqipëria duhet të presë për pranimin në BE, përsa kohë qeveria është kaq e korruptuar.

Shkrimtarja shton se brezi i saj është lodhur dhe po heq dorë nga përpjekjet për përmirësimin e situatës. Teksa e quan drejtuesin e lartë ‘45’, për shkak të gjendjes së mjeruar në Shqipëri, ajo thotë: “Shqipëria është një bastion i tregtisë së marijuanës dhe kokainës, politikanët kanë vetëm një qëllim kur janë në pushtet: pasurimin personal”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY