Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO & EMRA/ Vrau prostitutën shqiptare në 1998, serialkillerit italian i shtohen edhe 30 vite burg

07/12/2017
FOTO & EMRA/ Vrau prostitutën shqiptare në 1998, serialkillerit italian i shtohen edhe 30 vite burg
Share on FacebookShare on Whatsapp

Edhe 30 vjet burg për 59-vjeçarin nga Genova Maurizio Minghella, vrasësi serial i dënuar ndërkohë me disa burgime të përjetshme për vrasjen e shtatë prostitutave. Vendimi është marrë sot në mesditë nga një gjykatë e Torinos, e cila pranoi kërkesën e prokurorit Roberto Sparagna.
Në këtë proces, Minghella akuzohej për vrasjen e një të reje shqiptare, Floreta Islami, vrarë ditën e Shën Valentinit më 1998, pranë Rivolit. Një vrasje si shumë të tjera në zonën e Torinos në periudhën 1996-1998, disa prej tyre të kryera pikërisht nga Minghella. Vrasësi në atë kohë ishte i dënuar për vrasjet e katër prostitutave në Genova në fund të viteve ’70, por në periudhën e krimit ishte në regjim gjysmëlirie, domethënë me mundësinë për të dalë nga burgu gjatë ditës për të shkuar në punë.
Kuestura e Torinos ka hapur më 2015 disa çështje të pambyllura të asaj periudhe, nën dritën e fakteve të reja. Një nga këto ka të bëjë me shallin e leshtë me ngjyrë të kuqe të përdorur për të mbytur Islamin, 20 vjeç në kohën e vdekjes. Thuajse 20 vjet më pas, teknologjitë e reja biomolekulare të përdorura nga policia shkencore kanë mundësuar evidentimin e DNA-së së Minghellës mes fijeve të shallit.
Një tjetër tregues është fakti që në atë periudhë vrasësi në gjysmëliri ishte vënë re në atë zonë të periferisë teksa vëzhgonte prostitutat. Për këtë arsye, më 8 mars 2016, gjyqtari Cristiano Trevisan firmosi një mandat arresti të ri për Minghellën që gjendej ndërkohë në burg i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e tri prostitutave (kryer në fund të viteve ’90), dënim i konfirmuar edhe nga Kasacioni më 2005, por që i mungonin edhe pak muaj për të përfituar një regjim burgu më të lehtë.
Minghella nuk u paraqit kurrë në gjyq personalisht.
“Dua të harrohem”, bëri të ditur përmes avokatit mbrojtës, por edhe duke mos pranuar akuzat. Por askush nuk mund ta harrojë, as policia dhe as prokuroria.
“Do të ishte ngushëlluese të arrije në konkluzionin se bëhet fjalë për një njeri të paaftë të kuptojë vlerën e veprimeve të tij, viktimë e instinkteve kompulsivë e të pafrenueshëm”, tha prokurori Sparagna.
“Por nuk është një i sëmurë mendërisht, është një person normal që di të zgjedhë mes të mirës e të keqes”.
Ndërkaq, një skuadër e policisë vazhdon të hetojë për pesë raste të tjerë të ngjashëm, vrasjet e pesë prositutave që kanë mbetur pa autor. Hipoteza është që vrasjet janë kryer nga Minghella.

Tags: DENIMFloreta islamiitaliMaurizio Minghellavrasje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.