Paraditen e sotme ish-kryeministrit Sali Berisha është vizituar në zyrën e tij nga një mikeshë e vjetër, si ish-presidentja e Kosovës, Ahtifete Jahjaga. Detajet mbi takimin i ka bërë të ditura Berisha me anë të një postimi në Facebook, ku nënvizohet se është disktuar për vijimësinë e dialogur Kosovë-Serbi dhe proceset integruese të të dy vendeve tona.
Postimi i Sali Berishës:
Takim me ish-presidenten e Republikës së Kosovës, zonjën Ahtifete Jahjaga!
Te dashur miq, sot pata kenaqesine te prisja ne nje takim ish presidenten e Republikes se Kosoves, zonjen Ahtifete Jahjaga. Ne kete takim perfitova nga rasti per te shprehur vleresimin dhe konsideraten me te larte per rolin dhe kontributin e zonjes Jahjaga, e cila e ka perfaqesuar me dinjitet te madh Kosoven ne detyren e larte si Presidente. Patem nje diskutim mbi ecurine e procesit te dialogut Kosove-Serbi dhe domosdoshmerine e implementimit te marreveshjeve te arritura. Theksova se si dialogu ashtu dhe marreveshjet synojne konsolidimin e Kosoves si shtet, ndaj eshte jetike per te si dhe per proceset integruese, qe ato te ecin perpara dhe te implementohen. Gjithashtu ndame te njejtin mendim se duhet te ecet perpara me njohje te reja nderkombetare. Takimi ishte i hapur dhe miqesor!sb
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/