VIDEO/ Policia arreston 3 tiransit me makinën plot me kanabis, ja emrat…

VIDEO/ Policia arreston 3 tiransit me makinën plot me kanabis, ja emrat…

215
0
Shares
Foto ilustruese

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacioni antidrogë të koduar “Vakumona”, ku ka sekuestruar 65,6  kg lëndë narkotike kanabis sativa. Në këtë kasion të uniformave blu janë prangosur 3 shtetas dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Gjithashtu janë sekuestruar edhe një makinë e një telefon celular.

Njoftimi i policisë: Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin “Vakumona”.

Si rezultat janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

•       Bashkim Joca, 46 vjeç, banues në fshatin Shëngjergj, Vakumonë, Tiranë

•       Albi Joca , 19 vjeç, banues në fshatin Shëngjergj, Vakumonë, Tiranë

•       Mirel Joca, 18 vjeç, banues në fshatin Shëngjergj, Vakumonë, Tiranë

Si dhe shpallet në kërkim shtetasi P.L.,

Të lartpërmendurit u kapën në flagrancë më datë 05.12.2017, rreth orës 20:00, tek vendi i quajtur “Gurorja e Kllojkës” në këto rrethana: Nga ana e Specialistëve të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve  më datë 05.12.2017, është organizuar shërbimi pasi në bazë informacioneve të marra në rrugë operative që dispononte Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtim të goditjes së veprimtarise së kundraligjshme në fushën e narkotikëve, ka rezultuar se shtetasit Bashkim Joca, Albi Joca dhe Mirel Joca në bashkëpunim me njeri – tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit “Cannabis Sativa” në sasi të konsiderueshme, personave të ndryshëm në zonën e Saukut, Berzhitës, Kllojkës, etj.

Personat e lartpërmendur lëviznin me automjetin, “Renault Laguna”, me targë AA 232 FI në përdorim nga këta shtetas. Në vendin e quajtur “Gurorja e Kllojkës”, janë neutralizuar dhe prangosur të tre personat e lartpërmendur, ku në bagazhin e automjetit të tyre ndodheshin disa thase të zinj dhe të bardhë të mbushur me material bimor të thatë ngjyrë jeshile e dyshuar si lëndë narkotike e llojit “Cannabis Sativa”. Sasia e bimës së dyshuar si narkotike e përshkruar më lart, pas peshimit, rezultoi në peshën totale 65,6 kg.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

• 1 automjet

• 4 telefona celularë

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike në bashkepunim”, parashikuara nga neni 283/2, i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve: Bashkim Joca, Albi Joca dhe Mirel Joca.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY