Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Të prekurit nga SIDA, Shqipëria renditet e treta në Ballkan

06/12/2017
Të prekurit nga SIDA, Shqipëria renditet e treta në Ballkan
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shqipëria zë vendin e tretë në rajon për sa i përket personave të infektuar nga HIV/AIDS. Nga të dhënat e ECDC, Qendra Europiane e Kontrollit të Sëmundjeve, e cila ka monitoruara situatën e HIV/AIDS në 15 vende, Shqipëria renditet pas Qipros dhe Malit të Zi për nga numrin i të prekurve duke lënë pas Rumaninë, Turqinë, Sllovakinë, Bosnje Hercegovinën e të tjerë.

“Kemi 81 raste të reja këtë vit. Numri në total shkon në 1090 të raportuara, por vlerësohet të jenë më shumë”, shprehet Marjeta Dervishi, mjeke epidemiologe.

Rruga më e shpeshtë e përhapjes së virusit HIV në Shqipëri mbetet ajo seksuale. “Grupi i meshkujve që kryejnë seks me meshkuj, duke iu referuar të dhënave të viteve të fundit, do të shikojmë që kemi një rritje të lehtë”, shprehet mjekja.

Por shqiptarët vazhdojnë të vuajnë ende stigmë. Nuk testohen vullnetarisht për HIV, ndaj dhe rastet kapen në stad të avancuar. “60% e rasteve paraqiten në një stad të avancuar. Ne mendojmë që këta persona duke u diagnostikuar vonë mund të kenë mesatarisht 6 deri në 7 vite që mund të jenë infektuar dhe mund të kenë infektuar edhe persona të tjerë”, shprehet Dervishi.

Shkenca ka evoluar dhe nëse kapet në kohë, një person me HIV/AIDS që trajtohet rregullisht me antiretroviralë, të cilët ofrohen falas në shërbimin infektiv, mund të jetojë vetëm dy apo tre muaj më pak se një person i paprekur.

Ndërkohë që edhe në Shqipëri është bërë e mundur që nga prindër me HIV/AIDS të lindin bebe të pa infektuara .Tanimë është shënuar rasti i tetë. Testi ndaj HIV/AIDS ofrohet falas këtë vit vetëm për gratë shtatzëna.

HIV/AIDS në Shqipëri:

Rasti i parë në vitin 1993
81 raste të reja për vitin 2017
1090 raste në total
15 persona kanë humbur jetën në 2017-n./TCH/

Tags: e 3 ne BallkanSHQIPERISIDAte prekurit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.