PD letër Kuvendit për shortin e KED: ‘Të ndalet, është antikushtetues’

PD letër Kuvendit për shortin e KED: ‘Të ndalet, është antikushtetues’

132
0
Shares

Lidhur me procedurën për hedhjen e shortit për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, që do të zhvillohet nesër sipas lajmërimit nga Kuvendi i Shqipërisë, ka reaguar ashpër Partia Demokratike. Forca kryesore opozitare në një letër hartuar nga Edmond Spaho dhe që i është drejtuar Kuvendit thekson se shorti është antikushtetues dhe zhbën kriteret ligjore për kandidatët. Sipas PD-së për hedhjen e shortit kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka shkelur Kushtetutën dhe mazhoranca ka për qëllim kapjen e organeve të reja të drejtësisë.

“KED nuk mund të zgjidhet pa ngritjen e organeve qeverisëse të drejtësisë, KLGJ-KLP ndaj PD-ja kërkon ndërprerjen e menjëhershme të procedurës antikushtetuese dhe të merret opinioni i Këshillit të Legjislacionit”, thuhet në letër.

Anëtarët e KED do të zëvendësojnë anëtarët e Këshillit të Përkohshëm të Emërimeve në Drejtësi. (KEPD) dhe janë 2 nga Gjykata Kushtetuese, 1 nga Gjykata e Lartë, 1 nga Prokuroria e Përgjithshme, 2 gjyqtarë dhe 2 prokurorë nga Apeli dhe 1 gjyqtar nga Gjykata Administrative.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY