SKANDAL & FAKTE/ Afera e inceneratorëve, si e shiti Klodian Zoto për...

SKANDAL & FAKTE/ Afera e inceneratorëve, si e shiti Klodian Zoto për 250 $ koncesionin 9 milionë eurosh

580
0
Shares

Zbulohen fakte të reja për Klodian Zoton, njeriun misterioz i cili pa garë fare ka përfituar 178 milionë euro për ndërtimin e tre inceneratorëve në Fier, Elbasan dhe Tirane. Biznesmeni i cili dikur ka qenë menaxhar i ministrit Arben Ahmetaj në kompaninë ‘Hermes’, ka bërë disa manovra për fshehur gjurmët e koncesioneve që ka marrë nga qeveria shqiptare. Sipas investigimit të nisur nga Tpz.al një nga këto manovra është edhe shitja e aksioneve të koncesionit për ndërtimin e inceneratorit në fshatin Verri të Fierit. Koncesioni, vlera e të cilit është 28 milion euro, u fitua nga Integrated Technology Service sh.p.k, me pronar të vetëm, Klodian Zoto.

Por më pas, kjo kompani pa asnjë eksperiencë në të kaluarën për djegien e plehrave, shiti kapitalet e shoqërisë për një vlerë qesharake. Tpz.al mëson se Integrated Tehcnology Service Sh.p.k ka shitur 30% të aksioneve tek kompania Ndërtim Montim Patos Sh.p.k për vetëm 250 dollarë. Nga koncesioni prej 28 milion euro, rezulton se 30 % e aksioneve kanë një vlerë rreth 9 milion euro. Pra, për 250 dollarë, Flamur Kollozi, pronari i Ndërtim Montim Patos Sh.p.k, arriti të fitojë 9 milion euro nga koncesioni i djegies së plehrave (incenerator) në Fier.

Tpz.al kontaktoi pak javë më parë aksionerin e Ndërtim Montim Patos Sh.p.k, për të kuptuar sesi kishte arritur të përfitonte kaq shumë para për vetëm 250 dollarë, por z. Flamur Kollozi tha se gjendej në Shtetet e Bashkuara për një trajtim mjekësor. Kjo është një aferë e errët korruptive, pasi kurrësesi nuk mund të blihen miliarda lekë koncesione për shuma të papërfillshme.

Inceneratori i Fierit, plot me skandale

Tpz.al dispnon një kontratë të lidhur me fituesit të koncesionit të Fierit, Integrated Tehcnology Service Sh.p.k dhe një kompanie italiane për ndërtimin e një inceneratori në fshatin Verri. Kostoja totale e këtij inceneratori është 28 milion euro, e cila do të paguhet direkt nga taksat e shqiptarëve.

Por sipas kontratës, në pikën 3 (e nënvizuar me të verdhë), z. Klodian Zoto ka lidhur një marrëveshje me “Energy Recuperator” s.p.a në datën 10 nëntor 2016, për blerjen e impiantit të përpunimit të plehrave dhe prodhimit të energjisë, me vlerë 15 milion euro.

Pra, z. Zoto ka përfituar direkt 13 milion euro, nga taksapaguesit shqiptar në këtë aferë të pastër korruptive. Kjo ngre një pikëpyetje të madhe, se përse duhej kontraktuar një kompani shqiptare (ajo e Klodian Zoto) duke i dhënë 28 milion euro dhe nuk kontraktoi direkt kompaninë e huaj që merret me ndërtimin e inceneratorëve dhe që e ndërtonte për një kosto shumë më të ulët, prej 15 milion euro.

Kostoja prej 15 milion eurosh, të ndërtimit të një inceneratori si ai i Fierit, është e arsyeshme, por jo 28 milion euro. Nëse shohim studimin e Këshillit Botëror të Energjisë për vitin 2016, për kostot e inceneratorëve në rajon dhe botë, Shqipëria renditet në vendet me të ardhura të ulta, ku ndërtimi i një inceneratori kushton nga 300 – 500 dollarë për ton, llogaritur në kapacitetin e saj vjetor.

Nëse marrim inceneratorin e Fierit, që ka një kapacitet prej 46.200 tonësh në vit, atëherë vlera e këtij koncesionit do të ishte nga 13.8 milion dollarë dhe maksikumi 23.1 milion dollarë. Ndërkohë, qeveria jonë e ka dhënë për 28 milion euro ose rreth 30 milion dollarë, pra çmimin më të lartë edhe se vetë tavani i vendosur nga Këshilli Botëror i Energjisë.

Skandali thellohet edhe më tej, pasi kompania e Klodian Zotos, që do të ndërtojë inceneratorin e Fierit, ka përfituar deri tani 11 pagesa në para prej Ministrisë së Mjedisit me vlerë mbi 6.5 miliardë lek, edhe pse ndërtimi në fjalë nuk ka filluar ende, për shkak se banorët përreth e refuzojnë ndërtimin e tij. /tpz.al

Më poshtë shitja e aksioneve për 30 mijë lekë (250 dollarë):

Më poshtë kontrata për blerjen e inceneratorit tek një kompani e huaj:

Më poshtë studimi i Bankës Botërore:

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY