Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Qeveria po pengon integrimin me projektin dhe mbrojtjes politike të Saimir Tahirit”

05/12/2017
“Qeveria po pengon integrimin me projektin dhe mbrojtjes politike të Saimir Tahirit”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua në Bruksel me Presidentin e Partisë Popullore Europiane, Joseph Daul. Pozita e vështirë në të cilën qeveria e ka vënë Shqipërinë dhe integrimin e saj europian, ishte tema kryesore e takimit.
Kryetari i opozitës ndau me Presidentin e PPE, shqetësimin se mbrojtja politike, përmes imunitetit parlamentar, e ish-Ministrit të Brendshëm Tahiri, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, dështimi i policisë për të arrestuar tre ish drejtues të lartë të saj për të njëjtën dosje droge, si dhe përpjekja për të emëruar një Prokuror te Përgjithshëm vetëm me votat e PS, janë veprime te qeverisë për të penguar drejtësinë dhe që minojnë shanset e vendit për integrim europian.
Me Presidentin Daul u bisedua edhe rreth shqetësimit të shumë vendeve anëtare të Bashkimit Europian në drejtim të hapave që vend ynë duhet të ndërmarrë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Rezultatet në luftën kundër krimit, drogës dhe korrupsionit konsiderohen si kushte të patejkalueshme për integrimin europian të Shqipërisë.
Kreu i PD tha se interesi më i mirë i shqiptarëve është nisja e bisedimeve për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Kërcënimi dhe pengesa kryesore mbetet kriminalizimi i politikës dhe ekonomisë së vendit.
Për të avancuar projektin europian të vendit opozita ka parashtruar si zgjidhje politike krijimin e një qeverie antimafia, që do të shkëpusë lidhjet e krimit me politikën, do të përgatisë një reformë të vërtetë zgjedhore dhe do ta çojë vendin me sukses drejt një qeverie legjitime përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme.
Kryetari Basha e falënderoi Presidentin e PPE-së Joseph Daul si një nga zërat e parë të Europës që denoncoi kriminalizimin dhe fenomenin e kanabizimit të Shqipërisë. Presidenti Daul i garantoi Lulzim Bashës mbështetje të plotë të PPE-së për Partinë Demokratike si alternativë qeverisëse.

Tags: Joseph DaulLulzim Basha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.