“Miqtë e Europës” kryqëzojnë Ramën, ai shmang komentin për Tahirin

“Miqtë e Europës” kryqëzojnë Ramën, ai shmang komentin për Tahirin

200
0
Shares

Në eventin “Miqtë e Europës” në Bruksel, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nëse Bashkimi Europian nuk nxiton për të integruar vendet e Ballkanit, atëherë martesa me rajonin do t’i kushtojë shumë shtrenjtë.
I pyetur se si po zgjidh sfidën me krimin e organizuar e konkretisht çështjen Tahiri, Rama ka shmangur një përgjigje direkte por ka theksuar se Shqipëria është në rrugën e duhur në ndërtimin e institucioneve të forta.
Në eventin e përvitshëm miqtë e Europës që organizohet në Bruksel, kryeministri Edi Rama i është referuar realizimit të ëndrrës europiane si oportunitet për t’u ndarë me të shkuarën e dhimbshme në Ballkan dhe për të kurorëzuar lidhjen me Bashkimin Europian.
Kur ai është pyetur nga moderatorja e eventit, se si e sheh ai ëndrrën europiane, kryeministri shqiptar është përgjigjur se ajo lidhet së pari me krijimin e institucioneve të forta dhe vlerave demokratike që përçon Bashkimi Europian.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY