Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Green Card në SHBA, Shqipëria me 77,618 persona është e para në Europë

05/12/2017
FOTO/ Green Card në SHBA, Shqipëria me 77,618 persona është e para në Europë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të mbeten vendi i ëndrrave të mijërave shqiptarëve, që nuk heqin dorë vit pas viti nga lotaria që të mundëson të fillosh një jetë të re në kontinentin e largët. Shifrat tregojnë se shqiptarët shënojnë rekord në Europë për marrjen e lejeve të përhershme të banimit (green card) në dekadën e fundit, në raport me popullsinë.

Instituti i Politikave të Migrimit në SHBA ka përditësuar të dhënat për fluksin e lejeve të reja të përhershme të banimit (green card) për të gjithë vendet e botës, nga periudha 1999-2015. Për Shqipërinë, që nga viti 1999 kanë marrë gjithsej leje të përhershme të banimit 77,618 persona, ku numri më i lartë është shënuar në vitin 2006, me 7,916 persona dhe më i ulëti në 2003-n, me 3,362. Pas vitit 2013 shihet se ka sërish një rritje të numrit të shqiptarëve që kanë marrë ‘green card’, për të arritur në 4,653 në 2015-n.

Instituti i Politikave të Migrimit sqaron se të dhënat përfshijnë personat që kanë marrë leje ligjore të përhershme të banimit në vitin e dhënë fiskal, pavarësisht nga data aktuale e mbërritjes së tyre.

Monitor ka përpunuar të dhënat e Institutit të Politikave të Migrimit për dekadën e fundit (2005-2015) për të gjitha shtetet e Europës. Nga të dhënat e përpunuara rezulton se në një dekadë, kanë marrë Green Card në SHBA rreth 54 mijë shqiptarë, duke u renditur në vlerë absolute në vend të gjashtë, pas Mbretërisë së Bashkuar, Ukrainës, Federatës Ruse, Polonisë dhe Gjermanisë.

Por, duke pasur parasysh që shtetet e sipërpërmendura kanë një popullsi shumë herë më të lartë sesa të Shqipërisë, vendi ynë mban rekord në numrin e Green Card të përfituara në dekadën e fundit, në raport me madhësinë relative.

Përfituesit shqiptarë të lejeve të përhershme të qëndrimit në shtetin e ëndrrave në gjithë dekadën e fundit përbënin 1.85% të totalit të popullsisë, që kishte Shqipëria në 2015-n. Kjo përqindje është shumë më e lartë sesa e vendit të dytë që renditen pas nesh, atij të Bosnjë Hercegovinës, me 0.7%. Bosnja ka pasur një fluks të lartë të marrjes së Green Card deri në vitin 2005, kur shteti boshnjak po merrte veten nga pasojat e luftës shkatërrimtare, më pas kërkesa ka rënë, për të arritur në vetëm 860 në 2015-n.

Në rajon Shqipëria kryeson dukshëm për numrin e Green Card që merren çdo vit. Në 2015-n maqedonasit morën 1060 lekë, malazezët 251, serbët 866, shtetasit nga Kosova 814. /Monitor/

Tags: cardgreennumeri 1 ne Europeshqiptaret

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.