Në Memaliaj mëngjesin e sotëm është dashur ndërhyrja nëpërmjet ajrit për të shpëtuar një person të sëmurë. Më konkretisht, një familje nga fshati Gllavë e Vogël kërkoi ndihmë urgjente për djalin e sëmurë. Gjendjes së alarmit iu përgjigj Ministria e Mbrojtjes duke ndërhyrë me helikopter, sepse rruga e fshatit është totalisht bllokuar për shkak të përmbytjeve nga reshjet e dendura të shiut. 53-vjeçari që vuan nga problemet e zemrës është nisur drejt Tiranës. Një pjesë e fshatrave të qarkut të Gjirokastrës janë bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dherave.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/