Durrës, 61 vjeçari italian tenton të kalojë me 50 mijë euro të...

Durrës, 61 vjeçari italian tenton të kalojë me 50 mijë euro të padeklaruara, ja çfarë i bën policia

154
0
Shares

Policia e Durrësit ka njoftuar paraditen e sotme se ka nisur një procedim penal ndaj një 61-vjeçari italian. Mësohet se kjo masë është ndërmarrë për të moshuarin me iniciale A.G, pasi në Pikën e Kalimit  Kufitar , gjatë kontrollit të përbashkët të kryer nga Efektivet të DRKM me Doganën, në çantën  e tij iu gjet një shumë parash prej 50 000 €, për të cilat nuk ka kryer procedurat e deklarimit doganor. Materialet ndërkohë i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY