Shiu i rënë përmirëson situatën hidrike në hidrocentralet e vendit

Shiu i rënë përmirëson situatën hidrike në hidrocentralet e vendit

232
0
Shares

Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë ditëve të fundit kanë përmirësuar situatën hidroenergjetike në Kaskadën e Drinit. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare raporton se rezerva energjetike në orën 12:00 të ditës së sotme paraqitet në vlerën 572 GW h, ose 116 GW h më e lartë se ajo e datës 28 Nëntor kur nisën reshjet intensive të shiut. Ndërkaq, niveli i ujit në rezervuarin e hidrocentralit të Fierzës aktualisht është 273.16 m, thënë ndryshe rreth 5 metër më lartë krahasuar me fillimin e valës së reshjeve.

Niveli i prurjeve në këtë hidrocentral aktualisht është 1000 m3/s. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka angazhuar në kapacitet intensiv pune hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës. Niveli i ujit në HEC Koman aktualisht është në 173.26 m dhe prurjet 350 m3/s ndërsa në HEC Vau Dejës është 74.89 m dhe prurjet 80 m3/s.

Përveç energjisë së tërhequr nga OST për shërbimet e balancimit dhe OSHEE për konsumin vendas, KESH ka shmangur maksimalisht derdhjen e ujit pa prodhim energjie duke shkëmbyer për depozitim me Korporatën Elektroenergjetike të Kosovës sasinë prej 26500 MW h dhe shitur në treg të parregulluar sasinë prej 58000 MW h. Në konkluzion, situata në Kaskadën e Drinit vazhdon të jetë plotësisht nën kontroll dhe menaxhimi po kryhet në përputhje me rregulloren e plotave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY