Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DOKUMENTA/ Vjedhje miliona euro me inceneratorin e Fierit, Malltezi publikon aferën korruptive në emision…

02/12/2017
DOKUMENTA/ Vjedhje miliona euro me inceneratorin e Fierit, Malltezi publikon aferën korruptive në emision…
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” zbuloi një skandal me inceneratorin që pritet të ndërtohet në Fier. Nëpërmjet një dokumenti të bërë ekskluzivisht publik në emision, Malltezi tha se koncesioni i inceneratorit të Fierit është 28 milion euro, ndërkohë që përfituesit e këtij inceneratorit kanë paguar vetëm 15 milion euro për ndërtimin e tij. Malltezi publikoi kontratën mes Integrated Technology Waste Treatment Fier dhe Ministrisë Mjedisit, me vlerën e 4.516.621.316 lekë (afërësisht 28 milion euro) ndërkohë në pikën e 3 të kësaj kontrate e nënvizuar edhe me të verdhë, shihet që kompania që ka marrë koncesionin me aksioner Klodian Zoto, ka lidhur një kontratë me “Energy Recuperator” s.p.a në datën 10 nëntor 2016, për blerjen e impiantit të përpunimit të plehrave dhe prodhimit të energjisë, me vlerë 15 milion euro. Pra, koncesionari ka përfituar direkt 13 milion euro, nga taksapaguesit shqiptar në këtë aferë të pastër korruptive. Kjo ngre një pikëpyetje të madhe, se përse duhej kontraktuar një kompani shqiptare duke i dhënë 28 milion euro dhe nuk kontraktoi direkt kompaninë e huaj që merret me ndërtimin e inceneratorëve dhe që e ndërtonte për një kosto shumë më të ulët, prej 15 milion euro. “Këto afera rrotullohen veç rreth e rrotull dy personave që dalin si bedel, për të mbrojtur një aferë të madhe korruptive. Urdhëro ku e ke kontratën e Fierit, urdhëro se si brenda tre muajsh, kjo qeveri i jep dikujt, një bedeli të ministrit 13 milion euro. Urdhëro ku e kemi! Me datë 24.10.2016, lidhur kontrata me zotin Zoto dhe qeverisë. Merr koncesion 28 milion euro. Pra, shteti i jep 28 milion euro.” – shprehet Malltezi në emisionin “Të Paekspozuarit”. /Tpz.al/

Tags: 28 milion euroDokumenteinceneratori i fieritmalltezimegaafere korruptive

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Shqipëria ende larg realitetit europian

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Shqipëria ende larg realitetit europian

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Shqipëria ende larg realitetit europian

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Shqipëria ende larg realitetit europian

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.