Dënohet me 5 muaj burg ish-edukatorja që dhunonte fëmijët në kopësht

Dënohet me 5 muaj burg ish-edukatorja që dhunonte fëmijët në kopësht

123
0
Shares

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 5 muaj e 20 ditë burg ish-edukatoren e një kopshti privat në kryeqytet, të kallëzuar për dhunë ndaj fëmijëve gjatë ushtrimit të detyrës. E pandehura Denida Rexhepi është deklaruar fajtore për akuzën e “keqtrajtimit të të miturve”. Ajo u kallëzua në qershor të vitit 2017 nga dy prej prindërve të fëmijëve. Ata konstatuan veprimet e edukatores nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë së kopshtit pranë rrugës “Nikolla Lena”, të përdorura edhe si provë në gjykim. Gjatë hetimit dhe gjykimit ish-edukatorja ka mbajtur qëndrim mohues për akuzën. Ajo ka pretenduar se i ka tërhequr vëmendjen të miturve, por nuk ka ushtruar dhunë ndaj tyre. Rexhepi ka kundërshtuar dënimin në Gjykatën e Apelit ku kërkon deklarimin e pafajshëm të saj./ABCnews/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY