Strazimiri denoncon Velinë: Shkarkoi dy liqene dhe permbyti autostraden

Strazimiri denoncon Velinë: Shkarkoi dy liqene dhe permbyti autostraden

158
0
Shares

Deputeti i Tiranës, Gent Strazimiri bëri përgjegjës Kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, për përmbytjen e disa zonave në autostradën Tiranë Durrës dhe të banorëve e bizneseve në bashkitë fqinjë me Tiranën, Kamëz dhe Vorë.

Gent Strazimiri vë në dukje se zonat u përmbytën që në dy orët  e para të reshjeve, por jo pse lumenjtë dolën nga shtrati.

“Shkarkimi pa paralajmërim i liqeneve artificiale të Kasharit dhe Bovillës, mbulimi e kanaleve kulluese përbri rrugës, është akt kriminal që dënohet nga ligji penal: “Vrasje e mbetur në tentativë e kryer kundër shumë personave”, “shkatërrim prone” kryer përmes “shpërdorimit të detyrës, shkruan deputeti i Tiranës.

Gent Strazimiri theksoi se “Autostrada Tiranë-Durrës dhe bizneset përgjatë saj, si dhe Valiasi janë viktimë e mashtruesit Erion Veliaj, që paguhet për të punuar në Bashki, por punon në TV”.

Strazimiri e shoqëroi statusin e tij në facebook me një foto që ironizon Erion Veliajn, duke e krahasuar atë me një aktor apo show​man.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY