PËRMBYTJET/ Durrës, deti i trazuar, paralajmërohen anijet dhe tragetet

PËRMBYTJET/ Durrës, deti i trazuar, paralajmërohen anijet dhe tragetet

268
0
Shares

Në Durrës, situata detare paraqitet e rënduar në Adriatik. Për shkak të detit të trazuar, anija tregtare ‘Envi 1’ në radën e portit dha alarmin pas lirimit të spirancës. Aktualisht, deti regjistron forcën 7 – 8 ballë me drejtim nga jugu, ndërsa shpejtësia e erës është në rritje.
Për shkak të këtyre kushteve atmosferike vonuan edhe 2 tragetet e linjës Bari – Durrës që duhet të mbërrinin në orën 08:00 mëngjesit e së enjtes nga Bari.
Ndërkohë janë paralajmëruar të gjitha mjetet lundruese të rrisin masat e sigurisë për të shmangur incidentet dhe të mos dalin në det.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY