ARTAN FUGA/ Ndal konkurrencës së pandershme midis të diplomuarve!

ARTAN FUGA/ Ndal konkurrencës së pandershme midis të diplomuarve!

153
0
Shares
Artan Fuga

Nisur nga konstatimet e mia, nga sondazhet, nga njohja e peizazhit universitar në Shqipëri dhe duke e krahasuar me vende të tjera europiane, nga biseda me studentë, etj., me përgjegjësi qytetare, si pedagog, profesor dhe akademik, vë re:

1. Në botën universitare shqiptare propozohen edhe diploma, pra ka tituj diplomimi, që kanë të bëjnë me formime të përgjithshme, një pjesë që duhet të përfundojnë brenda studimeve të shkollës së mesme, që lidhen me formimin tërësor human të njeriut, dhe pa pothuajse asnjë akses në tregun e punës.
Nuk dua t’i numëroj të gjitha por të tilla ka edhe në shkencat politike, sociologji, filozofi, gjuhësi, gjuhë të huaja, etj. Lista e plotë ka nevojë për një studim të hollësishëm.
Unë akuzoj x-in që duke regjistruar masivisht studentë ende në këto fusha në fakt manipulon me ose pa qëllim audiencat, kandidatët maturantë, ngop rininë me lugë të zbrazët, duke u premtuar atyre një të ardhme profesionale që në fakt nuk ekziston dhe është krejt e tejkaluar.
E gjitha kjo ka sjellë depresion masiv në radhët e rinisë, ka shkaktuar papunësi intelektuale, si edhe ka pasuruar në mënyrë të pandershme lobi private e ka sjellë parazitizëm në arsimin publik.
Mjaft me gënjeshtra hipokrite dhe me premtime iluzive ju lutem, ndalojini ato ngado që të vijnë!
Për këtë arsye, propozoj që veç ndonjë grupi të vogël studentësh që duhen në cdo fushë, pjesa tjetër e departamenteve që mbulojnë këto lëndë të reformohet thellësisht, duke mos i ofruar më shërbimet e vyera për studentë që diplomohen në këto fusha, por si oferta cilësore në formime humane, teorike, të përgjithshme, për studentë që diplomohen në drejtime të tjera me akses në tregun e të diplomuarve. Kjo sidomos në nivel master të ciklit të studimeve, por jo vetëm.

2. Konstatoj se veçanërisht në fushën e gazetarisë, por nisur që andej edhe në profesione të tjera, punësohen në tregun privat apo edhe në poste institucionesh dhe agjencish publike, specialistë me arsim të lartë, por që nuk kanë diplomat përkatëse në ato profile. Kështu ndodh edhe për profesione si ato të administratorëve (menaxherëve), të këshilltarëve politikë, të punonjësve socialë, të marrëdhënieve publike, marketingut, etj.,etj.
Kuptoj se tregu i punës është i hapur për të gjithë dhe një diplomë nuk mund të bëhet kurrsesi pengesë për të shpalosur talentin atje ku gjen rast. Por, sikurse ndodh me farmacistin, mjekun, noterin, avokatin, edhe në profesionet e tjera ka nevojë për rregullim, përndryshe na mbulon kaosi.
Për të gjitha profesionet në treg të kërkohen licenca, të cilat të akordohen nga komisione kombëtare me përmbajtje dhe përbërje të aktorëve kryesorë që dinë dhe kanë kompetencën të gjykojnë formimin e specialistëve që mund të punësohen.
Këtu të konkurrojnë edhe ata që janë diplomuar në atë fushë, edhe të tjerë sipas dëshirave të tyre, diplomuar në fusha të tjera. por, një kartë hyrëse në profesion duhet në të gjitha rastet sepse mungesa e saj i hap udhë konkuurencës së pandershme në tregun e punës, i hap udhë elektoralizmit dhe korrupsionit, si edhe dëmton punën e formimit universitar.
Kjo hallkë do të ishte edhe një instrument matës i cilësisë së formimit universitar në universitete e shkolla të larta dhe jo stili i matjeve artificiale që nuk masin asnjëherë outputin, por thjesht inputet, çka fallcifikon të gjithë treguesit e cilësisë.

Duke bërë këto dy propozime, ruaj të drejtën për të bërë më pas edhe të tjera, e duke qenë i bindur se çdo vonesë në realizimin e tyre me guxim dhe zgjuarsi, e dialog me partnerët lokalë, sjell dëme të pariparueshme mbi rininë, familjet, jetën universitare dhe vetë kombin!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY