Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vlorë, atentatet me bomba, prej vitit 2013 numërohen 15 raste

29/11/2017
FOTO GALERI/ Tronditet Vlora, eksploziv makinës së një 25 vjeçari, i plagosuri në spital
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga viti 2013, grupet kriminale në qytetin e Vlorës kanë përdorur eksplozivin në 15 raste për të larë hesapet me kundërshtarët dhe jo vetëm.
Sipas burimeve pas këtij qyteti i njëjti mekanizëm krimi është shqetësues edhe në Durrës dhe Tiranë. Por siç tregojnë të dhënat e policisë së qytetit të Vlorës nga viti 2013 në 11 raste lënda shpërthyese është përdorur për shkatërrim pronë kryesisht në lokale, banesa dhe makina që ju përkasin ose biznesmenëve ose personave me detyra shtetërore sikurse ishte shkatërrimi me eksploziv i automjetit të Prokurorit të Vlorës, Dorian Tafili.
Hetuesit kanë dyshime se shumica e këtyre episodeve në Vlorë kanë lidhje me dërgimin e një mesazhi për të trembur shënjestrën, por edhe për gjobëvenie të vendosura dhe që nuk denoncohen. Në katër raste për të njëjtën periudhë tritoli dhe C4 janë instaluar në automjete duke gjymtuar objektivin, ose duke e lënë të vrarë atë si në rastin e Isuf Kokës, një personazh i njohur në fushën e narkotikëve.
Sipas të dhënave të policisë shpërthimi i telekomanduar është përdorur në këtë qytet edhe ndaj Fredo Berberit, me detyrë kryetar Komune. Makina e tij shpërtheu në lëvizje ndërsa ai ngeli i plagosur. Edhe ndërtuesi Ermal Bajramaj u plagos gjithashtu teksa po udhëtonte me makinën që shpërtheu.
Asnjëra nga këto ngjarje nuk është zbardhur, sepse të gjithë atyre që u janë dëmtuar pronat ose janë plagosur kanë heshtur.
Por ngjarja me tronditëse në qytetin e Vlorës është ajo e vrasjes së telekomanduar të gjyqtarit Skerdilajd Konomi në shtator 2011, një krim që po hetohet për dyshimet se gjyqtari u vra për shkak të detyrës dhe që ende nuk dihet se kush janë vrasësit dhe kush janë porositësit.

Tags: atentateksplozivvlore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.