Një i ri shqiptar, i cili po vidhte një apartament në San Lorenzo, është “surprizuar” pasi brenda ka gjetur edhe të zotin e pronës.
I gjendur përballë kësaj befasie, 22-vjeçari u detyrua të hidhej nga dritarja, nga një lartësi prej 2 metra, duke mbetur i lënduar.
Ansa shkruan se hajduti theu këmbën, ndërkohë që u arrestua nga policia. Mësohet se shqiptari kishte dhe një bashkëpunëtor të tij, i cili arriti t’i shpëtonte policisë, ndërsa kjo e fundit është vënë në ndjekje të tij. Ishte pronari i shtëpisë, i cili kishte njoftuar policinë.
Ndërkohë, karabinierët i sekuestruan shqiptarit një çantë, brenda të cilës kishte disa sende të vjedhura dhe një xhaketë të zezë. Fill pas ngjarjes, shqiptari u transportua në spitalin e Orvietos ku iu nënshtrua një operacioni. Tashmë ai ndodhet në burg, në pritje të masës së sigurisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/