Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRA & FOTO/ Këngëtarja shqiptare nën akuzë: Mashtroi futbollistin me shtatzëninë e rreme

29/11/2017
EMRA & FOTO/ Këngëtarja shqiptare nën akuzë: Mashtroi futbollistin me shtatzëninë e rreme
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ajo ka provuar ta shantazhojë futbollistin Calhanoglu, duke i kërkuar atij 250 mijë euro për të heshtur rreth “abortimit” që e kishte bërë ajo për shkak të tij.
Anita Latifi që u bë e njohur pak vite më parë për pjesëmarrjen në shown e madh gjerman të talenteve të këndimit, “DSDS” është përballur sot në gjyq me futbollistin e kombëtares turke Calhanoglu, duke i kërkuar atij 250 mijë euro në këmbim të heshtjes për abortin e saj. Anita i është përgjigjur pyetjeve sot në një gjykatë në Dusseldorf nëse ka tentuar të shantazhojë futbollistin e njohur turko-gjerman Hakan Calhanoglu, i cili luan për kombëtaren turke duke i kërkuar atij 250 mijë euro shkruan bild.de.
Këtë gjë, Anita Latifi akuzohet se e kishte bërë në bashkëveprim me gazetarin Abdel H. Sipas padisë, Abdel H. në korrik të vitit 2016 i kishte telefonuar këshilltarit të Calhanoglut, duke iu drejtuar me fjalët se Calhanoglu duhet të paguajë 250 mijë euro për abortimin e fëmijës që gjoja kishte bërë yll i DSDS. Ai e kishte kërcënuar duke i thënë se karriera e tij mund të vazhdonte vetëm pasi të paguante këtë “gjobë”.
Por, sipas akuzës, Anita Latifi nuk ka qenë ndonjëherë shtatzënë, ndonëse ajo vetë thotë se ka qenë, gjë të cilën e ka deklaruar edhe nëpër intervista nëpër media të ndryshme gjermane.
Në televizionin Sat 1 Anita ka thënë se aq shumë presion i është bërë nga futbollisti që nuk pranonte atësinë saqë ajo ishte detyruar në fund të abortonte.
Gjatë marrjes në pyetje, gazetari dhe këngëtarja, sipas akteve hetimore i kanë kundërshtuar të gjitha. Por prokurori është i sigurt se ata të dy janë fajtorë. Veç tjerash edhe për faktin se Latifi në gazeta ka dhënë versione të ndryshme të ngjarjes.
Calhanoglu e ka dhënë për herë të parë sot dëshminë gjatë së cilës ka thënë se gjithçka ka filluar në vitin 2013 kur ai ishte duke luajtur për HSV.
“Ne kemi pasur miqësi të ngushtë dhe po ashtu edhe kemi fjetur bashkë. Por unë gjithmonë kam pasur kujdes dhe jam ruajtur”, ka thënë ai.
Ndërsa lidhja mes tyre kishte përfunduar para fillimit të pauzës dimërore të Bundesligës. Procesi do ta ketë seancën e radhës më 20 dhjetor. PanoramaPlus

Tags: Anita LatifiHakan CalhanogluShantazhshtatzeni e rreme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.