Elona Gjebrea kërkesë Prokurorisë: Më thërrisni që të dëshmoj për Habilajt

Elona Gjebrea kërkesë Prokurorisë: Më thërrisni që të dëshmoj për Habilajt

184
0
Shares
Elona Gjebrea

E dyshuar si një nga personat që ka lëvizur jashtë vendit me makinën Audi A8 në pronësi të Saimir Tahirit, por që iu fal Habilajve për të realizuar transportin e drogës, është edhe deputetja e PS-së, Elona Gjebrea, ajo ka qenë zëvendësja e ish-ministrit të Brendshëm dhe mediat publikuan më parë lajmin se do të thirrej për të dëshmuar në Prokurori. Vetëm pak minuta më parë Elona Gjebrea ka kërkuar me vullnetin e saj të japë sqarime në Prokurorinë e Krimeve të Rënda lidhur me dyshimet se ka udhëtuar me makinën e Habilajve. Gjebrea ka kërkuar të shpjegojë itinerarin e udhëtimit që bëri në Greqi në vitin 2014. Siç thotë ajo ndihet e lodhur nga dyshimet e ngritura nga prokuroria, politika, mediat se ka udhëtuar me “Audin” , makinën e përdorur për trafik droge. Gjebrea i ka dërguar Prokurorisë një kërkesë që të bëhet e mundur thirrja e saj për të dhënë shpjegimet e veta para përfaqësuesve të organit të akuzës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY