Gazetarja Anduena Llabani ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me trafikun e drogës në Shqipëri, ndërsa tha se asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që në këtë veprimtari kriminale të ishin përfshirë kaq shumë emra të njohur apo zyrtarë.
Llabani, e ftuar në studion e Oraneës, tha se sot në Shqipëri po trafikohen drogat e forta, heroina dhe kokaina, që sillen nga Turqia, ku shkëmbehet me kanabisin që prodhohet këtu.
“Në qytetin e Elbasanit ka 9 baza ku përpunohen drogat e forta, heroinë dhe kokainë, e cila më pas trafikohet në vendet e perëndimit. Sot kanabisi shqiptar çohet në Turqi, e cila nuk e kultivon këtë lloj droge dhe shkëmbehet me kokainë dhe heroinë”, tha Llabani.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/