Kush është ‘big bosi’ shqiptar që kërkohet për gomonen me 1.6 ton...

Kush është ‘big bosi’ shqiptar që kërkohet për gomonen me 1.6 ton drogë, Mediat greke: “Jeton në një vilë në bregdet”…

292
0
Shares

Operacioni për ndalimin e një gomone me 1.6 ton kanabis, e nisur nga brigjet e Himarës vijon të mbetet kryefjala e mediave greke. Mesditën e sotme kanë dalë në pah detaje të reja lidhur me këtë aksion, teksa mediat greke shkruajnë se në kërkim është  një “bos i madh” shqiptar, që thuhet se jeton në një vilë në bregdet. Ndërkohë është konfirmuar se gomonia kishte për destinacion final Turqinë, ku do të zbrazej nga ngarkesa me hashash, për tu kthyer sërish në Shqipëri me një ngarkesë heroine. Autoritetet greke janë angazhuar në kërkimin e shqiptarit, që dyshohet si “big bossi”, ndërsa prej hetimeve është zbuluar se mafia shqiptare krijoi organizatën me qendër në Athinë dhe në të përfshiu grekë të njohur. Biznesmeni 63 vjeçar grek, një nga 11 të arrestuarit njihet për gustot e shtrenjta, ka pasuri të madhe në Mikonos dhe luante një rol kyç në këtë organizatë. Ai ishte personi që blinte gomonet për llogari të mafies shqiptare dhe i pagëzonte ato si turistike për të mos u dyshuar nga policia. “Kemi te bëjmë me një rrjet polietnik që bënte punë të mëdha në Shqipëri, Turqi dhe Itali”, thotë një oficer policie.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY