Në një aksident të ndodhur mesditën e sotme në hyrje të qytetit të Korçës, janë përplasur midis tyre dy makina të eskortës së kryeministrit Edi Rama dhe një taksi. Në këtë aksident janë plagosur 5 persona, midis tyre 3 gardistë. Gazetarët nga qyteti juglindor bëjnë me dije se punonjësit e gardës që u aksidentuan janë identifikuar si Ervin Musai dhe Shkëlqim Pojana. Në videon e publikuar nga BË shihet makina e eskortës së kryeministrit që ka dalë nga rruga, sipas policisë për shkak të lagështirës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...