VIDEO/ Alarmi i Bashës: Pronarët e 3 inceneratorëve për djegien e plehrave...

VIDEO/ Alarmi i Bashës: Pronarët e 3 inceneratorëve për djegien e plehrave janë Rama dhe Ahmetaj, ja sa para do shpenzohen

113
0
Shares

Ndërtimi i tre inceneratorëve për djegien e mbetjeve në vend, ka qenë kryefjala e denocnimit të sotëm të kryedemokratit Lulzim Basha. Tre incineratorët në Tiranë, Elbasan dhe Fier, sipas Bashës kanë për pronarë Edi Ramën dhe Arben Ahmetaj.
Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:
Edi Rama dhe Arben Ahmetaj qëndrojnë mbrapa ndërtimit të 3 incineratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë. 200 milionë euro paguhen nga buxheti i shtetit për projektet kriminale të djegies së plehrave duke përdorur paratë e shqiptarëve kundër shëndetit të tyre. Kthimi i Shqipërisë në një kazan plehrash paralel ishte plan paralel me kanabizimin e vendit Ndërtimi i 3 incineratorëve në Elbasan, Fier, Tiranë është kundër shëndetit të shqiptarëve, është kundër standardeve, është korruptive. Pronësia e 3 incineratorëve është e të njëjtit person. Skemë korruptive për të mbuluar pronarët e vërtetë. Në total janë 400 milion euro që do të shpenzohen për 10 vitet e fundit. bëjnë një kontratë me privatin dhe privati nuk merr asnjë rrisk. Po përpiqen të bëjnë një në Korçë, një tjetër në Rrogozhinë, ku të gjithë janë ngritur në protestë. Është një aferë kriminale, një aferë mafioze. I bëj thirrje Kontrollit të Lartë të Shtetit që të filloj hetimet për këtë rast. Është faqja tjetër e medaljes së kanabizimit të Shqipërisë. Me kanabis është eksporti, ndërsa me inceneratorët do të importohen mbetjet. Duhet të nisin menjëherë hetimet, pasi po dëmtohet shëndeti i njerëzve”, deklaroi Basha.

Edi Rama dhe Arben Ahmetaj qëndrojnë mbrapa ndërtimit të 3 incineratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë. 200 milionë euro paguhen nga buxheti i shtetit për projektet kriminale të djegies së plehrave duke përdorur paratë e shqiptarëve kundër shëndetit të tyre.

Publié par Lulzim Basha sur lundi 27 novembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY