Shqipëria dhe Kosova do të nënshkruajnë 12 marrëveshje në Korçë, një do...

Shqipëria dhe Kosova do të nënshkruajnë 12 marrëveshje në Korçë, një do të mbajë firmën e Saimir Tahirit

142
0
Shares

Korça do të presë sot mbledhjen e dy kabineteve qeveritare, atë të Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo mbledhje e përbashkët do të realizohet në kuadër të festave të muajit nëntor, ku edhe pritet të firmosen disa marrëveshje e memorandume. Mbledhja e dy qeverive pritet të fillojë në orët e pasdites, saktësisht në orën 16:00, në Shtëpinë e Flamurit kurse në orën 17:00 do të bëhet edhe nënshkrimi i marrëveshjeve ndërqeveritare, transmeton ‘Indeksonline’. Më pas pritet që të dy kryeministrat, ai i Kosovës dhe ai i Shqipërisë të mbajnë një konferencë për media, e takimi të përmbyllet me një darkë zyrtare.
Memorandumet dhe marrëveshjet që pritet të nënshkruhen sot:
-Memorandum e mirëkuptimit për bashkëpunim në fushën e politikës se jashtme. Ky memorandum nënshkruhet nga ministri Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli dhe homologu i tij nga Shqipëria, Ditmir Bushati.
-Memorandum bashkëpunimi midis zyrës se kryeministrit të Shqipërisë dhe zyrës se kryeministrit të Kosovës për shkëmbimin e përvojave dhe bashkëpunimin për zbatimin e rregullimit më të mirë, vlerësimin e ndikimit dhe përmirësimin e praktikave të zhvillimit të politikave. Ky memorandum nënshkruhet nga zëvendëskryeministri I Kosovës, Fatmir Limaj dhe ministrja e Drejtësisë, Etlida Gjonaj.
-Memorandum për bashkëpunimin në fushën e politikës së jashtme dhe marrëveshjen e bashkëpunimit në kuadër të bashkëpunimit në anëtarësimin evropian. Memorandumi dhe marrëveshja nënshkruhet nga ministri Saimir Tahiri Dhe ministrja Dhurata Hoxha.
-Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e diasporës. Marrëveshja nënshkruhet nga ministri Dardan Gashi dhe ministri Pandeli Majko.
-Marrëveshje bashkëpunimi për qendrat kulturore në Diasporë. Edhe kjo marrëveshje nënshkruhet nga ministrat Gashi e Majko.
-Marrëveshje për vërtetimin e periudhave të sigurimit për realizimin e të drejtës në pension. Kjo marrëveshje nënshkruhet nga ministri Skënder Reçica dhe ministri Arben Ahmetaj.
-Memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e ndërmarrjeve në Kosovë-KIESA dhe Agjencisë Shqiptarë të zhvillimit të Investimeve-AIDA. Ky memorandum nënshkruhet nga ministri Bajram Hasani dhe ministri Arben Ahmetaj.
-Marrëveshje për financimin dhe organizimin e përbashkët të mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë. Marrëveshja nënshkruhet nga ministrja Lindita Nikolla dhe ministri Dardan Gashi.
-Memorandum bashkëpunimi mes MKRS-së dhe ministrisë së Kulturës të Shqipërisë. Memorandumi nënshkruhet nga ministrat përkatës.
-Protokoll për bashkëpunim teknik dhe ekonomik në fushën e bujqësisë për njohjen bilaterale të certifikatave veterinare dhe produkteve me origjinë shtazore dhe jo shtazore. Kjo marrëveshje nënshkruhet nga zv/ministri i Bujqësisë, Vesel Krasniqi dhe ministri I Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,Niko Peleshi.
-Memorandum mirëkuptimi për themelimin e bursës së përbashkët të energjisë elektrike të Kosovës dhe Shqipërisë. Memorandumi nënshkruhet nga ministri Valdrin Lluka dhe zv/ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli. /Indeksonline/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY